Një filial i një banke të nivelit të dytë në qendër të qytetit të Korçës është grabitur pasditen e sotme, ndërsa ka rënë në prangat e policisë autori i grabitjes.
Mësohet se banka ndodhet në qendër të qytetit, dhe autori Artan Tole ka qenë i maskuar dhe i armatosur.
Ai ka lënduar në dorë një punonjës të bankës dhe nën kërcënimin e armës ka marrë një sasi parash, ndërkohë në këto moment është goditur nga pas nga një punonjës i bankës.
Në pak sekonda një patrullë policie ka hyrë në banke dhe së bashku me punonjësit e bankës ka bërë neutralizimin e agresorit.
