Sami Ukshini – Sokoli, i lindur në Gjakovë (1967) është i arrestuari i parë të shtunën në mbrëmje, në ora 22:30 në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Procesverbalet e policisë deri tek të cilat ka arritur KOHA, pas arrestimit të grupit të armatosur që luftuan në Kumanovë, tregojnë se në mesin e të arrestuarve është edhe Nexhmedin Lika nga Tetova, ndërsa prangave të policisë nuk i ka shpëtuar edhe Bajram Elshani nga Suhareka.
Në mesin e të arrestuarve është edhe Alit Sulejmanovski – banor në rrugën “Abdulla Presheva” në Kumanovë, Sefer Seferi, gjithashtu banor i rrugës “Abdulla Presheva” – Kumanovë, Sevdail Miftari nga Kumanova, Fatmir Reçica – që të dy banorë i fshatit Llugagji i Lipjanit të Kosovës, Fejzulla Rushitovski nga Shkupi, Beg Bajra (1979) nga Gjilani, Fadil Fejzullahu – banor në rrugën “Pero Ilievski” në Kumanovë, Lirim Krasniqi (1989) nga Ferizaji i Kosovës, Mirsad Qerimi (1986) nga Prishtina, Valdet Zekaj (1987) nga Kosova, si dhe Muharem Fejza (1986) nga Prishtina.
Gazeta KOHA merr vesh se, një pjesë e të arrestuarve, të shtunën janë mbajtur në stacionin policor në Karposh dhe në Autokomandë. Burime të larta policore i kanë thënë gazetës KOHA se po vazhdon identifikimi i dy-tre të arrestuarve që etiketohen si krerë të grupit, por që kanë emra të ndryshëm nga ata të vërtetit.

Kush e beson lojen e Serbise? Ca deshi Ushtria Serbe ne Kumanove? Po I go dite shtepine do te REAGOJNE burrat e catise se kane femije dhe familje. Dhe pastaj do te thoni qe keta jane Banda…….Jo mor zoterinje Jo. Ju duhet te shpjegoni pse bombarduat civile dhe pse Ushtria Serbe ishte pikerishte aty qe para mesnates.