Rama prezanton Armando Subashin në Fier

Dita

Kryeministri Edi Rama në vijim të turit të prezatimeve të kandidatëve të ASHE­së u ndal në qytetin e Fierit ku prezantoi kandidatin Armando Subashi. Rama tha se zgjedhjet e 21 qershorit janë shume të rëndësishme, pasi janë zgjedhjet e para që bëhen me një hartë të re të ndarjes territoriale, duke u bashkuar komuna që ishin të ndara nga qyteti, që tashmë do të kenë mundësi të barabarta me banorët e qyteteve për të marrë shërbimet për ujësjellës, për pastrimin etj.

Sipas tij, më parë ndarja e bënte të pamundur që çdo komunë të ofronte një shërbim dinjitoz për ujësjellësin, për mbledhjen e mbeturinave etj. “Kam besimin, që të gjithë këtë mbështetje që partitë tona PS dhe LSI në mënyrë të përbashkët po bëjnë tek Armando, ai do të dijë ta kthejë në projekte punë, investime, për ta çuar më tutje bashkinë e Fierit në rrugën e duhur”, tha Rama.

Kryeministri nënvizoi se kemi ende shumë për të thënë për 18 muajt që pasuan, pas besimit masiv që na dhanë qytetarët dhe sidomos në qarkun e Fierit. “Kanë qenë 18 muaj mjaft të ngjeshur me vështirësi, duke filluar nga përballja me plagët plot hemoragji të qeverisjes së shkuar, por edhe me një borxh të mbartur që ata që rrënuan Shqipërinë e kishin fshehur duke ua lënë në kurriz shumë sipërmarrësve. Në 18 muaj, kemi arritur ta ndalim hemoragjinë dhe të fillojmë ta kthejmë vendin në drejtimin e duhur. Të kthejmë në drejtimin e duhur, ekonominë, financat, arsimin, bujqësinë, shëndetësinë etj.

Jam i vetëdijshëm për poblemet që njerëzit vazhdojën të kene, për mundin e shumë njerëzve që jetojnë me punë të ndershme dhe që kanë nevojë për mbështetje. Reformat nuk janë as koncerte, as ndeshje futbolli, as festa dhe dasma, por operacione të vështira dhe kërkojnë mund dhe sakrifica dhe përballimin e dhimbjeve me durim. Por këto reforma do të na ndihmojnë të vazhojmë në drejtimin e duhur në rrugën për të cilën ju dhe 1 milionë shqiptarë na keni votuar në 23 qershor”, tha kryeministri Rama

Share This Article
2 Comments
  • Nuk besoj tek reforma territoriale dhe nuk besoj ne premtimet e bandes Rama&Veliaj.Nuk besoj qe zgjerimi territorial do ta bej me eficente sherbimin ne shume sektore, per qytetaret.Dhe mbi te gjitha nuk besoj tek nje njeri q

    • armando subashi eshte nga deputetet qe vec i kan dhen nga vetja ktij vendi. tani do vazhdoi kte gje dhe me qytetin e tij. fitorja eshte e padiskutuar. bravo rama per kte zgjedhje kaq te goditur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *