Versioni zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për operacionin e SHBA-së në Pakistan në vitin 2011, që rezultoi me vdekjen e liderit të Al Kaedas, Osama bin Laden, është shumë larg realitetit, thotë Seymour Hersh, fituesi i çmimit prestigjioz Pulitzer. Administrata e Barack Obamas pohon se terroristi numër një ishte strehuar në Pakistan kur inteligjenca amerikane e lokalizoi dhe pa paralajmëruar paraprakisht autoritetet e vendit, filloi një operacion kundër liderit xhihadist. Sipas versionit zyrtar Bin Laden vdiq gjatë luftimeve.
Megjithatë realiteti ishte ndryshe, insiston Hersh në artikullin e tij në revistën “London Review Books” ku i referohet një funksionari të lartë anonim të inteligjencës amerikane, dy këshilltarëve që për shumë vite punuar për Komandën e Operacioneve Speciale të SHBA-së dhe burimeve brenda Pakistanit. Tabloja që jep Hersh është si vijon: kur agjentët amerikanë zbuluan Bin Ladenin, ky nuk ndodhej i strehuar në Pakistan, por në fakt Drejtoria e Inteligjencës Inter-Services (ISI, akronimi i saj në anglisht), shërbimi më i madh i inteligjencës në Pakistan, e mbante të burgosur.
Për më tepër, inteligjenca pakistaneze e mbante Bin Ladenin të burgosur që prej vitit 2006, më qëllimin për ta përdorur kundër aktiviteteve të talebanëve dhe Al Kaedas. Sipas SHBA-së Bin Laden u lokalizua pasi u ndoq korrieri i tij të besuar. Por realiteti nuk ishte ky, pohon Hersh, sepse në fakt ishte një ish zyrtar i inteligjencës pakistaneze, i cili i shiti SHBA-së informacione për vendndodhjen e Bin Laden duke shpresuar se do të merrte shpërblimin e premtuar prej 25 milionë dollarësh. Për më tepër kreu i Al Kaedas nuk vdiq gjatë “luftimeve”, thjesht sepse nuk pati të tilla. Në momentin kur forcat amerikanë hynë në kompleksin ku ndodhej Bin Laden rojet e ISI nuk gjendeshin.
Artikulli gjithashtu kundërshton pohimet e Shtëpisë së Bardhë se trupi i Bin Laden është hedhur në det. “Eshtrat dhe koka e tij, e cila kishte vrima plumbash, u futën në një qese dhe gjatë fluturimit të kthimit nga Jalalabad me helikopter, disa pjesë të trupit u hodhën në malet Hindu Kush”, thotë Hersh.
Shtëpia e Bardhë nuk vonoi të reagojë duke hedhur poshtë raportin e cilësuar “me shumë pasaktësi dhe tërësisht të pabazuar”.
Zëdhënësi i SHBA-së për sigurinë kombëtare Ned Price në një deklaratë për gazetarët pohoi: Siç kemi thënë atëherë, ky operacion njihej vetëm nga një rreth shumë i vogël zyrtarësh të lartë amerikanë. Presidenti ka vendosur që të mos informojë asnjë qeveri tjetër duke përfshirë edhe qeverinë e Pakistanit, e cila nuk u njoftua deri në bastisjen e vendit, tha Price.
“Ne kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi partner me Pakistanin në përpjekjen tonë të përbashkët për të shkatërruar Al Kaedan, por ky ishte vetëm një operacion amerikan”, vijon ai. /DITA

PO E ZEME SE VDIQ BIN LADEN.
A U QETESUA RAJONI APO U BE ME KEQ????????!!!!!!!!!!!!!!
PERSE TEK NJE BIN LADEN PASKA MBETUR PUNA.
PORDHE ME RIGON.