Policia ka bllokuar një sasi të konsiderueshme cigaresh të prodhuara në mënyrë ilegale.
9.392.600 fije cigare janë gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrollit të ushtruar nga grupet e përbashkëta operative Doganë-Crown Agents, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Sektorin Kundër Krimit Ekonomik në ambientet e subjektit A. T., në Librazhd.
Dyshohet se duhani hynte në Shqipëri si lëndë e parë duke përdorur regjimin e përpunimit aktiv dhe rieksportohej pas procesit të përpunimit.
Hetuesit besojnë se cigaret ambalazhoheshin dhe eksportoheshin në shkelje të markës tregtare, duke qenë se gjatë kontrollit të ambienteve të kompanisë u sekuestruan kuti ambalazhimi dhe paketa të cilat përmbanin të dhënat e një marke të regjistruar cigaresh.

Nuk ka pse e prodhohen ilegalisht cigaret te legalizohen URGJENTISHT ESHTE MUNDESIA ME E MIRE PER TU PUNESUAR MBI 500.000 PUNETORE kryesisht ne bujqesi por edhe ne qytet PSE DUHET TE IMPORTOJME CIGARE NGA JASHTE edhe me cmimte kripur tek ne jane prodhuar edhe MALBORO DHE JANE SHITUR kondrabande KEMI PRODHUAR DUHAN NE sasi dhe cilesi shume te larte mijera tonelata dhe 1/3 perdorej per nevojat tona kurse 2/3 exportoheshin bujku jone ka shume experience gati 40 vjecare dhe ajo qe eshte me e rendesishme DUHANI NUK KA PRETENDIME PER CILESINE E TOKES.jam igatshem te jap mendime me shume shume vlere dhe jo 300.000vende pune por 500 mije i sigurojme vetem nga administrimi i kesaj kulture.