Prej ditës së dielë ka nisur në Gjirokastër festivali folklorik.
Në këtë mënyrë tradita është rikthyer pas 25 vitesh.
Në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës do të ngjiten në skenë rreth 1300 artistë konkurrues. Nga të cilët, rreth 1000 janë nga Shqipëria, 250 vijnë nga Kosova dhe pjesa tjetër nga shqiptarët e Maqedonisë dhe nga Mali i Zi.
Por krahas Festivalit dhe konkurrentëve do të ketë edhe shumë artistë, të cilët do të jenë të pranishëm për të interpretuar muzikën e tyre. Ata janë ambasadorë të artit shqiptarë nëpër botë. Bëhet fjalë për artistë që do të mbërrijnë nga SHBA, Turqia, Zvicra dhe nga komuniteti shqiptar i arbëreshëve në Itali.

