Dy pyetje-përgjigje me Dr.Harxhin

editor

Pyetje: Përshëndetje Dita, përshëndetje Dr.Harxhi. Cila moshë mendoni ju është e përshtatshme që të fillohet marrëdhënia seksuale? E di se jam shumë i ri, vetëm pesëmbëdhjetë vjeç, por kurrë nuk është herët për të planifikuar të ardhmen.

 

Përgjigje:

Uroj që të gjesh edhe burime të tjera, ku do të mësosh për t’u bërë më i përgjegjshëm seksualisht. Mësuesit, udhëheqësit fetarë dhe prindërit, përgjithësisht, janë moralistë. Ky trajtim, shpesh, i lëndon adoleshentët. Ju nuk mësoni ato që u duhet të mësoni, për të qenë të përgjegjshëm  dhe të kujdesshëm. Të rekomandoj ty dhe shokët e shoqet e tua, t’u qëndroni afër të rriturve, që duket se janë më ndihmues.

Me rritjen e moshës, të rinjtë ndryshojnë lidhur me marrëdhëniet seksuale përtej përkëdheljeve, por mosha për interkursë duhet të jetë 18 ose 19 vjeç. Por, ka edhe raste kur Në 18-19 vjeçarët mund të mos jetë gati për interkursë seksuale. Ai ose ajo, mund të mos dijë aq sa duhet dhe mund të mos jetë, emocionalisht, i përgatitur sa duhet, për ta trajtuar interkursën.

Disa nga ju janë gati për përkëdhelje dhe seks oral, por jo për interkursë. Një studim i qeverisë Britanike ka arritur në përfundimin se duke u mësuar adoleshentëve  për seksin oral, ulet përqindja  e shtatzënive midis adoleshentëve (Toënsend, 2004). Studimet në shumë vende tregojnë se të rinjtë mund të mësojnë ta evitojnë interkursën duke pranuar “stacionet të tjera ndalimi”, që janëpërpara a se të arrijnë tek interkursën. Pikëpamja ime lidhur me marrëdhëniet seksuale të adoleshentëve është: Më mirë ta gëzoni kënaqësinë seksuale duke evituar interkursën, se sa të hiqni dorë nga çdo formë e marrëdhënieve seksuale.

Thuajse, asnjë i ri nuk heq dorë nga të gjitha aktet seksuale. Puthja intensive është seksuale. Atyre që u mësohet abstinenca (vetëm t’i thonë Jo seksit), kanë më shumë gjasa të shkojnë më përpara. Ata bëjnë, pikërisht, atë që u ndalojnë –interkursën- dhe përfundojnë në shtatzëni të pa dëshiruara, në sëmundje infektive seksuale, në trauma emocionale dhe  në martesa të parakohshme.

Jo të gjithë adoleshentët duhet të shkelin frenat para se të arrijnë në seksin oral. Çdonjëri nga ju duhet të kuptojë vetë se në cilin “stacion” do të ndalojë dhe cilat akte seksuale duhet të praktikojë. Praktikisht, është e pamundur që dikush, sado specialist qoftë ai, të përcaktojë, ekzaktësisht, stacionet e ndalesës për të gjithë. Vërshimi i hormoneve, kryesisht, testosteronit, nuk është i njëjtë. Ai në të dy sekset, ndryshon nga njëri tek tjetri. Por të gjithë të rinjtë duhet të mësojnë ta arrijnë kënaqësinë erotike, pa nxituar tek interkursa ose seksi oral, përpara se të jenë emocionalisht dhe fizikisht të përgatitur.

Të rriturit, të cilëve u besoni dhe që janë miqësorë me ju, mund t’u ndihmojnë të gjeni “stacionet e ndalesës” reale dhe të përshtatshme. Në fund, ju vetë, duhet të përcaktoni se çfarë është më mirë në moshën dhe nivelin tuaj të pjekurisëDisa thonë se ju nuk e bëni dot këtë vetë. Unë nuk jam dakord. Kush është me ju në kulmin e pasionit veç dashnorit tuaj? Askush, ndaj, ju të dy  duhet t’i kalkuloni mirë këto të gjitha, me veten dhe me çdo dashnor që do të keni.

   

Kënaquni erotikisht, por mos nxitoni të bëni interkursë dhe seks oral, kur akoma nuk jeni të përgatitur emocionalisht dhe fizikisht për të.

 

Paç fat e shëndet

Doktori

 

*******************

 

 2- ËSHTË TRUPI YT, TI VENDOS PËR TË

 

Pyetje: 

 

I nderuar doktor. I dashuri im nuk e di që unë jam shtatzënë dhe nuk dua që ai të dijë se do të kryej një  abort, sepse  nuk do të më lejojë. Unë kam dy pyetje: 1-Sa kohë pas abortit nuk duhet të bëjmë seks dhe a mund ta mbaj sekret kryerjen e abortit? 2- Sa kohë pas abortit mund të ngelesh përsëri shtatzënë

 

Përgjigje:

 

Një vajzë mund të mbetet shtatzënë dy javë pas abortit, po qe së ajo bën seks penetrant të pambrojtur, ose u jep mundësi spermatozoideve të depërtojnë aksidentalisht në vaginë. Kjo e fundit ndodh kur djemtë lëshojnë spermën jashtë gjenitaleve të vajzës.

Si rregull interkursa seksuale duhet të fillojë 2-3 javë  pas kryerjes së abortit. Në qoftë se interkursa seksuale vaginale fillon më herët se tre javë, procesi i shërimit pas abortit do të ngadalësohet  dhe do të rritet  mundësia e infeksioneve. Madje , kjo periudhë 2-3 javore pa interkursë  këshillohet të respektohet edhe nga gratë që kanë qenë për vizitë tek gjinekologu.

Pas dështimit periodat vinë pas 4-6 javëve. Trupit i duhet rreth  një muaj e gjysmë që të axhustohet. Ti dëshiron të dish si mund ta mbash sekret abortin nga dashnori në këto javë që nuk lejohet interkursa dhe dashnori të mos dyshojë.  Për të zgjidhur këtë dilemë çdo vajzë zgjedh mënyrën e saj. Besoj se do të ndihmojë po të përpiqesh t’u japësh përgjigje këtyre pyetjeve:

  • Pse mendon se ai nuk do ta përkrahë vendimin tënd për abort?
  • A keni respekt reciprok për njëri-tjetrin dhe a merrni vendime të përbashkëta ?
  • A je ndjerë nën presionin e tij për të bërë seks dhe  a zbaton qorrazi çdo vendim të tij?
  • A keni biseduar më parë për kontrollin e lindjes dhe për shtatzëninë e padëshiruar?
  •  Në qoftë se ke përdorur kontrollin e lindjes, sa  e përgjegjshme ishte kjo metodë?

Duke iu përgjigjur këtyre pyetjeve me veten tënde, ose duke i diskutuar ato me dashnorin, ju do ta keni më të lehtë të parandaloni ndodhi si kjo në të ardhmen.

Ti do të dish se a mund ta mbash sekret abortin? Po është e mundur që pas abortit dashnori të mos kuptojë gjë. Por, doktori që do të bëjë abortin do të këshillojë që të mos bëni seks penetrant vaginal dhe të mos bëni seks anal ose oral (lëpirje e vaginës) dy deri tre javë pas procedurës. Kjo duhet të zbatohet rigorozisht, për arsye shëndetësore. Ti mund të kesh hemorragji gjatë kësaj kohe dhe mikroorganizmat ngjitin më lehtësisht në traktin riprodhues në këto kushte dhe ti rrezikohesh për infeksione.

Sfida jote është si të justifikosh mos kryerjen e marrëdhënieve seksuale gjatë këtyre dy- tre javëve. Kjo është individuale, vajza të ndryshme e zgjidhin në mënyra të ndryshme. Kjo varet nga koha që ju të dy rini afër me njëri-tjetrin, nga shpeshtësia që ju bëni seks, nga vendi ku  ju jetoni. Natyrisht, për disa që nuk rinë afër me njëri-tjetrin kjo mund të mos jetë problem. Çifte që bëjnë rrallë seks e kanë më të lehtë ta mbulojnë. Çifte që rojnë larg njëri-tjetrit gjithashtu e mbulojnë më mirë. Ka vajza që e rregullojnë kryerjen e abortit kur janë me pushime ose kur do të bëjnë një udhëtim vetëm

Sido që të jetë, ti fizikisht mund ta fshehësh abortin, , por unë të them se duhet të mendohesh mirë. Në qoftë se mendon se dashnorin e ke partner për kohë të gjatë, ose do të martohesh me të më vonë, unë do të këshilloja të mos e fshehësh.  Për marrëdhënie të qëndrueshme, besimi tek njëri-tjetri është me shumë rëndësi. Pse duhet ta mbash fshehur këtë informacion prej një personi të cilit i beson të jetosh gjithë jetën me të? Po sikur ai ta marrë vesh më vonë? Po sikur të ndodhin komplikacione shëndetësore pas abortit? Në cilin moment do t’ia thuash ti atij, apo hiç fare?

Në qoftë se situata jote është më e komplikuar dhe t’i të duhet të kuptosh diçka më shumë nga ndjenjat e tua, më shumë nga sa shkuan në letrën tënde, atëherë, ka arsye të takohesh me një psikolog që i beson. Të bisedosh me dikë hapur, ndihmon për të kuptuar motivacionin që të shtyn ta fshehësh abortin. Psikologu do t’u japë zë frikërave të tua dhe do të lehtësojë komunikimin me dashnorin. Në fund më duhet të them, është trupi yt dhe ti të takon të marrësh vendime për të.

Paç fat e shëndet

Doktori (Çdo të diel në DITA)

Share This Article
12 Comments
  • Nderime doktorit te madh Harxhi. Ju faleminderit qe i eshillon kaq mire te rinjte. Puna Juaj do te mbetet lapidar e shembull i njeriut e mjekut te vertete. Nderime DOKTOR!

  • Pershendetje! Kam perioda te crregullta dhe kam kryer mardhenie para 2 javesh. Periodat me kan ardhur pak a shum ne ditet qe i prisja ti kisha. Dmth vetem 1 dit vones nga muaji i kaluar, por e theksoj qe kam perioda te crregullta! Do te doja te dija nese egziston mundesia qe te kete shtatzani apo jo?
    Nuk kam pasur asnje shenje tjeter te fillimit te shtatzanise vetem 1 dit vones periodat

  • Psh ..mr dat 2 kam kryer nje abort me shum hemoragji bebi me ka dal e gjalle kisha 4 vjet qe e prisja dhe 4 muajshe e abortova dua te dij pas sa muajsh mund te ngel serisht shtatzane

  • Pershendetje
    Kam qene shtatzane 7javesh dhe kam kryer abort me medikamente kam pasur gjakderdhje. Jam vizituar doktori me ka thene , nuk kam asgje
    Me kane erdhur menstruacione normale pas 4 javesh
    Mendoni se jam pastruar apo ka mundesi te jem shtatzan ? Nuk kam kryer me marrdhenie pas medikamenteve

  • Pershendetje! Doja te dija a mund te dali gjak nese kyren marrdhenie pasi ke hequr virgjerin kam kryer mardhenie disa her edhe kam frik mos jam me smundjen hiv/side kam lexuar disa informacione ne internet edhe thonin se eshte me rrezik kam frik te shkoj te bej analizat . Jam 16 vjece

  • pershendetje kisha abort me 08.08.2019 tani u ben afro 2 jav gjakderdhja me eshte ndalur pata mardhenje dhe tani kam dhimbje ne anen e djatht ne fund te barkut dhe disa pika gjaku a eshte diqka serioze

  • Pershendetje kam ber nje abort mjeku me ka vendosur nje kokerr ne vagin edhe 2 ner gju i kam shti e tash po kam frik qe nuk do mundem te jes serish shtatzan a eshte e rrezikshme ju lutem me ndimoni

  • Pershendetje me falni kisha nje pyetje a mund te ngelet femra shtatzane kur kryen marredhenje por partneri nuk ben derdhjen ne vagine dhe femra e mer me dicka edhe e fut vet me falni per kete fjalor por ju lutem jam shum e interesuar flm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *