Lame: Qeveria do të japë zgjidhje për ndërtimet pa leje

Dita

Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame ka qenë ditën e sotme në qytetin e Vlorës për të vënë në dijeni banorët mbi zgjidhjen që qeveria do të japë lidhur me ndërtimet pa leje të ndërtuara në afërsi të Pyllit të Sodës (mes Pyllit të Sodës dhe Rrugws Transballkanike), e cila në bashki rezulton si parcelë pyll.

Z. Lame i’u shpjegoj banorëve se situata është e trashëguar nga qeveria Berisha. Lame tha se: “Qeveria paraardhëse nga njëra anë ju ka marrë paratë për ta legalizuar dhe nga ana tjetër nuk u bënte legalizimin me pretendimin se është zonë pyll. Qeveria ka gjetur një zgjidhje për të legalizuar këto qindra objekte duke përjashtuar pjesën e ruajtur të Pyllit të Sodës”.

Në rastin e Rajonit 4 në Vlorë, ku është bërë filtrimi në terren dhe ka rezultuar se parcela është pyll në pronësi të Bashkisë Vlorë, do të merren masat që të propozohet si zonë informale me qëllim për të nxitur procesin e legalizimeve, raporton Java..

Drejtori i Përgjithshëm nënvizoi se “deri në fillim të qershorit do të propozohet si zonë informale zona që sot në inventare rezulton si pyll në pronësi të bashkisë”. Në kuadër të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 280, Drejtori Lame iu ka bërë thirrje drejtorive rajonale të ALUIZNI-t, që të sjellin propozimet për zonat e reja informale me qëllim miratimin e tyre si të tilla në KKT. Në këtë takim morën pjesë kandidati  i Partisë Socialiste për Bashkinë Vlorë, z.Dritan Leli, nënkryetari i Bashkisë Vlorë, z.Ardian Musta dhe drejtorja e Drejtorisë së ALUIZNI-t Vlorë,zj. Anila Çukani.

Share This Article
2 Comments
  • Kjo Qeveria juaj e Rilindjes me ne krye ate gjatavilin dhe juve perreth e ndriti me zgjidhjen e problemeve ne fusha te tjera dhe tani do e ndrisi edhe me zgjidhjen e problemit lidhur me ndertimet pa leje . Ore gjithe shqiptaret po ikin nga shqiperia se nuk kane buke te hane ju e perqendroni vemendjen dhe perkushtimin ne gjera te tjera . Turp Rilindjes dhe atyre qe jane ne qeveri .

  • Mire me pronat e Bashkise mund te beni cfare te doni, po me pronen e kthyer pronarit nga vete shteti, me cfare te drejte legalizohet ndertimi pa leje? Kush do t’ia kompesoje pronarit token e zene? Apo me votat qe do te merrni nga ata qe e kane zaptuar? Qe kur eshte krijuar historia armik quhet ai qe te zapton token, vendin. A mund te me thote Lamja se cfare emri ti ve atij dhe ketij shteti qe me merr pronen?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *