A do quhen Tiranë Shën Gjergji e Baldushku?!

redaktor

Arben Duka

 

Ndoqa dje doktor Halimin,
në një fshat-diku në anë,
kur tha: “Prodhimet e fshatit,
do t’i sjellim në Tiranë?!”

Nuk po i thur këto vargje,
që ta kap Halimin mat,
por s’di – me ndarjen e re,
a ekziston termi fshat?!

Nëse ndodhesh në Shën Gjergj,
dhe nga Dajti shumë matanë,
a mund ta thuash me bindje:
“Këtu ndodhem në Tiranë?!”

Kjo puna e emërtimit,
një problem do jetë vërtet’,
fjala vjen Surreli i Ramës,
do quhet fshat a qytet?!

Askush për ndarjen e re,
them se s’është i bindur mirë,
ndaj administrimi i ri,
do jetë tejet i vështirë!

Kjo ndarje territoriale,
që u bë në Shqipëri,
duhej pushteti lokal,
të bëhej me Ligj të Ri!

Ligji tok me Territorin,
duhej të bëhej patjetër,
sepse sot jashtë funksionit,
na ka dalë ligji i vjetër!

Ata që bënë Territorin,
ndonjë gjë të saktë s’na thanë,
çfarë do ndryshojë tek Shën Gjergji,
kur ky të quhet Tiranë?

Fshatrat kanë pak prapambetje,
kjo është super e vërtetë,
them se integrimi i tyre,
i mundimshëm shumë do jetë!

Bashkimi fshat e qytet,
s’më duket fort e arsyeshme,
se janë dy struktura jete,
dy struktura fort të ndryshme!

Drejtoritë bujqësore,
sot varen nga Ministria,
tani me lopët e dhitë,
a do merret dhe Bashkia?!

Me Territorin e ri,
që ende s’e kemi parë,
ne-këtu në Shqipëri,
a do kemi më fshatarë?!

Me këtë ndarjen e re,
është vështirë me të vërtet’,
se tani nuk është i qartë,
as edhe termi qytet!

Nëse pyet dikë nesër,
nuk do ketë përgjigje fiks,
është nga fshati – nga qyteti,
apo nga Bashkia iks?!

Elementet fillestarë,
duhet që t’i dinim ne,
pastaj administrimi,
është tjetër mesele!

Share This Article
4 Comments
  • Poet
    reforma eshte ne leter , eshte vetem ne leter .Pashallaret e kuq te Tiranes , do qeverisin perseri ne kaos , sepse nuk ka asnje ligj qe e drejton kete ….reforme
    pashallaret blu , i lane duart si Pilati , nuk morren pjese …dhe me 7501 beren keshtu
    pastaj ja hedhin topin njeri tjetrit …e bere ti e bera une
    dhe Antishteti vazhdon qeverise .
    Nuk ndryshon asgje , nuk ka sesi te ndryshoje kur punet zihen nga bishti .
    Ajo qe te ben te ulerish , eshte se ta paraqesin si arritje .Dhe turmat brohorasin .
    me thjeshte spjegohet keshtu .Ben nje ligj dhe pastaj e zbaton dikush ,psh nje gjyqtar ,nje prokuror ,dhe keto duken si emra te cuditshem ,[ ne ate vend majmunesh ben pune vetem po qe me profesion “kunat” ,cudi qe nuk shkruan per kete , e kemi histori te vjeter ,qysh nga kunati i shokut Xhemal , nuk po na ndahen “kunetrit” vetem ata bejne ..pune 😛

    Ben bashki te kolektivizuara ,po asnje nga ata qe do vij ne krye ,nuk ka nje ligj ,nuk di se cfare do bej ,…nejse ,do marri rrogen , do shperdoroje fonde , fshatari do quhet brenda
    vijes se verdhe ,qytetari brenda vijes se azilit , mua ka 20 vjet qe me thone :
    ” dhe une pej Vlone jam ” ….dhe une them ,ah cfare them ,lexo cfare them
    ……..KU LINDE, O I RI ?
    O JETE , LINDA NE SHKRETI !!
    Ku rron ,dhe ku vete
    ne c’dhera e ne c’dete ! ?
    Cudi! C’kerkon prej meje ti
    dhe si , o jete ,pyet
    kurse ne varferi
    me hodhe kur me gjete
    te lindur nga skelete
    pa drite ,pa liri ?
    NJERI !
    Nga vete as me thua ?
    S’e di ! Jo ,nuk e di !
    Po lerme ,o jete ,c’ke me mua
    Dua ta di ,po dua !
    Ateher ,jete e krisur ,
    per mua mos pyet
    se qysh n’agim kam nisur
    te shkel si skllav i shkrete
    mbi gjurma shprese ,drite …..
    [se di me as vete ]
    TRIFON XHAGIKA

  • Sa here ti shkruan me vargje
    Poema a poezi
    kushdo qe i lexon fjalet
    gjen brenda shume fantazi.!

    Per cdo gje ty tè pjell mendja
    Je brilant e qelibar
    Ne fushen e poezise
    Ti gjendesh né vend te pare!

    me ke tè tè krahasoj?
    s’ ka asnje qe te afrohet
    dhe ndonje ‘kopjac’ i keq
    perrreth teje rrotullohet..

    Une per vete tè vleresoj
    dhe kete e bej me zemer
    né fushen e poezise
    e ke emrin mbi cdo emer.

    Nuk dua tè thur elozhe
    as dua kot t’ia kepus
    ti je si ‘fshati qe duket’
    s’ ke nevoje per Kallaus..!

    Si t’a kuptoj une humorin
    besoj dhe ti m’è kupton
    m’è kuptojne dhe tè tjeret
    kushdo qe fjalet lexon….!

    • Puthador qe kishe qene
      Komplimenta pa hesap
      Nuk e marr vesh je ti vete
      Apo ai qe punonte kasap

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *