Misteri i “Biblës së Djallit” (Foto)

Ornela

Kodeksi Gigas është manuskripti mesjetar më i madh që ka mbijetuar. Peshon rreth 74 kg dhe thuhet se është dashur lëkura e 160 kafshëve për ta kompletuar. Por nuk është përmasa që habit historianët, por përmbajtja. Brenda është një faqe e plotë me një imazh me ngjyra të Djallit. Kjo ka bërë që shumë njerëz të mendojnë se është një libër i mallkuar.

Manuskripti misterioz gjendet aktualisht në Librarinë Kombëtare të Suedisë në Stokholm dhe është etiketuar “Bibla e Djallit”. Por se si është krijuar, ende nuk e di kush mirë. Legjenda thotë se një murg u dënua me murosje për së gjalli pasi kishte shkelur betimet. Për të shmangur ndëshkimin, murgu premtoi se do shkruante brenda një nate një libër që do përmbante çdo dije të njerëzimit.

Kur erdhi mesnata, murgu u dëshpërua dhe i kërkoi ndihmë Luciferit, duke i ofruar shpirtin në këmbim të përfundimit të librit. Luciferi pranoi dhe e nënshkroi librin me një autoportret. Një raport i National Geographic ka arritur në përfundimin se libri është shkruar nga një person i vetëm. Testimet kanë provuar se janë dashur pesë vite për ta përfunduar. Kodeksi Gigas përmban pesë tekste të gjata së bashku me të gjithë Biblën.

Sinar multishot - 16 skott
Sinar multishot – 16 skott
Share This Article
2 Comments
  • Lucifer me pampers skisha pa…do jete naj mashtrim ose spekulim…ose ndonje demon i rangjeve te ulta…po te besojme okultizmin islamik vetem briret e Iblisit shkojne nga lindja ne perendim(aq sa ze syri ne horizont),froni i tij eshte ne fund te oqeanit dhe mund te shkaktoje (me lejen e Zotit)termete dhe stuhi…por ka frike shume nga engjejt e Zotit (ne betejen e Bedrit u fsheh nga frika e tyre)…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *