Trupat australiane me mision në Afganistan, në kuadër të NATO-s, kanë vrarë gabimisht dy fëmijë afganë. Trupat e NATO-s thanë se dyshuan se kishin të bënin me dy talebanë dhe qëlluan mbi ta. Në fakt, dy fëmijët ishin duke ruajtur bagëtitë e tyre. Komandanti i ushtrisë australiane kërkoi falje për vrasjen e dy vogëlushëve të enjten e shkuar, por ndërkohë në Kabul kanë nisur protestat kundër prezencës së trupave të NATO-s në vend. Pjesë e këtyre protestave janë bërë edhe fëmijë afganë.
