“Sekreti” për një martesë të lumtur

redaktor
Just married couple, holding hands and walking in nature

Një çift italian ka rrëfyer “sekretin” për të pasur një martesë të lumtur. Ata janë martuar në vitin 1997 dhe gjatë këtyre 18 viteve nuk kanë pasur ndonjë problem, për shkak se kanë firmosur një kontratë para se të ngjiteshin në altar.

Kontrata nuk ka pasur lidhje me trashigimi apo ndonjë gjë tjetër, por për lirinë që duhet të ketë gruaja dhe burri, sidomos në fundjavë. Në të vërtetë, ka qenë ideja e bashkëshortit nga Padova e Italisë që ta detyrojë gruan ta lejojë që, të dielave, të shkojë në stadium për të përkrahur skuadrën e zemrës.

“Deklaroj se do lejoj që burri im të shkojë në stadium dhe të ndjekë skuadrën e zemrës, pavarësisht nëse luan në shtëpi ose transfertë”, shkruhej në deklaratën e përgatitur nga bashkëshorti, teksa nuk kanë munguar kushtet nga bashkëshortja. “Deklaroj që do ta shoqëroj gruan time në teatër, koncert ose aktivitet tjetër kulturor”, ishte deklarata e gruas që është firmosur nga burri.

Fakti që shumë gra duan ta kalojnë një fundjavë me familje, ndërkohë që burri dëshiron të shkojë në stadium ose të qëndrojë para televiziorit, bën që të ketë mjaft zënka, por zgjidhja e këtij çifti ka qenë sa e pazakontë, aq edhe efektive.

Share This Article
3 Comments
  • Ah sikur te ishte kaq e thjeshte. Por jeta bashkeshortore eshte shume me e komplikuar se kaq. I lumte kujt ia del mbare.

  • Mos pridhni shume se shyqheni , ne vend qe te liroheni ! Degjojeni popullin se do perfundoni ne urgjence …!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *