Edi Rama prezantoi para 124 sipërmarrësve italianë mundësitë që ofron Shqipëria për të investuar në sektorë të ndryshëm, që nga energjia, turizmi, bujqësia e deri tek konfeksionet dhe manifaktura.
“Jemi dy vende shumë të afërt, jo vetëm nga pikëpamja gjeografike. Janë me qindra-mijëra shqiptarët që jetojnë në Itali, i paguajnë shtetit italian kontributet si sipërmarrës të vegjël e të mesëm. Jemi të shumtë në numër edhe kur Juve mund Realin e Madridit dhe kemi një pasuri të përbashkët sa i përket futbollit, një italian e shqiptar që stërvit kombëtaren tonë. Nuk mund të përfytyroj një gjerman që kërkon pasaportë shqiptare për të stërvitur kombëtaren, vetëm një italian mund ta bëjë këtë”, tha Rama.
Aktualisht, në Shqipëri ushtrojnë aktivitetin e tyre rreth 900 ndërmarrje italiane, por për Kryeministrin Rama ky numër është i paktë krahasuar me ofertën shqiptare.
“Ndodhemi në një situatë optimiste, pasi nuk ka asnjë kufizim për përqindjen e kapitalit të huaj në një ndërmarrje, tatimi mbi fitimin është vetëm 15 për qind, regjistrimi i biznesit të ri bëhet brenda 24 orësh me 1 euro kosto. Kemi përmirësuar vlerësimin nga agjencitë e huaja, kemi fuqi punëtore të re, të kualifikuar dhe ku të gjithë kuptojnë gjuhën italiane”, shtoi Rama.
“Sipërmarrjet e pranishme këtu mbartin njohuri shumë të thella dhe kanë nivel të lartë teknologjik. Zoti kryeministër, kemi dëshirën ta vëmë këtë përvojë në shërbim të Shqipërisë me shpirtin e bashkëpunimit absolut”, tha Massimo Gaiani, ambasadori italian në Shqipëri.

E ke fuqine puntore si jo,po e ke per cobane ose per te krujt hunden se e ke te pa kualifikuar.
Me reformat e ndermara nga qeveria investimet ne vend jane rritur ndjeshem dhe kane nje ndikim pozitiv dhe ne rritjen e punesimit.
Investimet e huaja jane nje impuls mjaft i mire per vendin dhe qe kane nje impakt te drejtperdrejt ne jeten e cdo qytetari. Nismat e ndermara nga qeveria jane per tu pergezuar si dhe per tu inkurajuar per te vazhduar me tej.
Tani ndaheni mendje ju gjatavili z. Rama ! Keni fuqi puntore apo jo se deri dje po thoshit qe shqiptaret kane pune por nuk punojne , ose me sakte sipas jush shqiptaret nuk duan te punojne ! Kur ju leverdis juve kemi fuqi puntore , kur nuk ju leverdis nuk kemi . Ehhhhh mirmengjes o interes z. Rama
kemi skellever me kile……….
i vetmi kryeminister ne bote eshte piktori qe u thote investitorve te huaj , hajdeni ne shqiperi se shte rrumpalle, mund te beni cfar te doni me puntoret shqipetare, se ketu nuk ka as sindikata per mbrojtje e puntorve pagat jane mizerje. ky po qe eshte kryeminister
ky flet per enderra, normal qe ka ne itali shume shqipetare qe punojne se rrogat atje jane 4 fish me te larta se ketu, nje puntor ne shqiperi paguhet 20 mije lek ne itali paguhet 100 euro. rrite rrogen minimale qe shqipetaret te kene lek per te blere ushqimet baze, se me keto rroga qe kemi nuk blejme as buk jo me domate.
Bravo , skane ku te shkojne biznesmenet italiane tani , u mberthyen …tani qe e moren vesh se ka njerez pa pune ne shqiperi ja hodhem ! Po per te papunet ne itali si do ja bejme , do dergojme Harasanin dhe Prifitn te investojne ne energjitike ?
Kosto e fuqise punetore ne Shqiperi eshte kaq e vogel sa te vjen per te qare! Imagjinoni vetem industrine Fason, qe trumbetohet me te madhe, sidomos nga LSI! Pronaret e Fasoneve, nxjerrin aq shume te ardhura, sa dhe sklleverit e mesjetes do e perbuznin pagesen e tyre! Mos u lodhni te thithni investitore batakcinj, se u a kemi pare hajrin prej kaq vjetesh! Te shpresojme se keta italianet qe mund te investojne ne Shqiperi, do e rrisin numurin e te punesuarve, por jam pesimist……
Nje sekonde! Po sikur na I kishte marre persiper Erdogani kete gje. booooooo
U bone telef per 2 vjet, ke shku ne itali 10 here me u be ftese italianeve por ata nuk jane budallenj si populli yne leshko qe te besoje rilindjen e mbarume qe u servir…
Kur do ta mesoje km qe duhet shitur prodhimi dhe jo pasuria..?
Shitja e pasurise semundje gjenetike e shqiptarit..me keqardhje.
U lodhe edo me italianet, svine e svine ke ne, ta kane inatin si ja prishe bisnesin e fasonit te hashashit.O edo mos u lodh me te huajt merru me me teorine e ndertimit te ekonomise me forcat tona sepaku do kete pune te rendomte e pak lek por jo skllaveri si fasonet etj kompani qe shfrytezojne krahun e punes ne menyren me çnjerezore te mundeshme.
Une jam sh krenare per nje Kryeminister si ju. Deri tani keni bere nje pune qe Saliu si beri per 20 vite dhe ju i keni bere per 2 vite. Bravo Edi Rama ti i duheshe ketij vendi.