Televizionet na janë bërë të padurueshëm!

anazapta

E dashur Dita. Ju falenderojmë nga zëmra. Dua t’i kujtoj z.Ilir Meta që para se të bënte kualicjonin me Marshallin Sali pat thënë: se do ta  nxjerim nga zyra me shqelma, tani ka ardhur koha që ju ta xjerni me” daulle” duke e larguar nga kjo qeveri e neveriteshme dhe ta shikojmë Marshalin se “c’mazhoroncë” ka. Çdo dite po na turperon. Ky duhet të shkoj atje ku ka lindur të bisedojë me kafshët e pyllit, sepse populli nuk e kupton dot këtë njeri. Ndoshta është lodhur ca si tepër nga betejat e vitit 1997, nga provat  berthamore në Grdec, nga mbrojtja  e kullës së kryeministrisë  më 21 janar2011, si dhe nga fjalimet historike, me  mashtrime historike. Aq i neveritshëm eshtë bërë sa nipi im më thotë “do thyej televizorin o gjysh!”. Televizoret tanë janë bërë të padurueshëm: para tre ditësh kater televizore njëherazi  (ABC, Neës 24, Ora Neës, Top Njuz e ndonjë tjetër) ishin ngazhuar me fjalimin historik të Marshallit në  Divjakë të Lushnjes. Ku jemi katandisur!

 

Letër e nënshkruar: Eqerem Kajo

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *