Deputeti socialist, Pandeli Majko, dënon dhunën e ushtruar mbi fëmijët shqiptarë në Maqedoni dhe kërkon reagimin e institucioneve të Maqedonisë. Në një status në Facebook, deputeti Majko shkruan se dikush në prapaskenë po luan me zjarrin për të përdorur shpërthimin e zemërimit të shqiptarëve për “lodrat e pushtetit”.
“Kafshëri nazistësh mbi fëmijët shqiptarë ka shpërthyer në Maqedoni. Në fillim me maska në ambientet e shkollës dhe sot në Shkup nga tifozë “të mërzitur”… Kam frikë se dikush në prapaskenë po luan me zjarrin për të përdorur shpërthimin e zemërimit të shqiptarëve për “LODRAT E PUSHTETIT”… Kanë një fjalë të vjetër sa vetë shqiptarët të cilën e thonë në Shkodër: “Mos e grah grethin me krande se e ban për të zezën tande!” Shpresoj, të ketë një reagim të shpejtë të institucioneve të Maqedonisë dhe opozitës së “ftohur” maqedonase. Tek fëmijët nuk duron askush!”, shkruan Majko në Facebook.
