Drejtësia me gjin gjona

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

Nuk mund të bëhet as shtet, as demokraci, as drejtësi me gjin gjona! Mirë qe u ndërrua pushteti më 23 qershor, se do të ishin qelbur edhe gurët e këtij vendi! N.q.s janë të vërteta ato që thuhen për përzierjen e pushtetarëve të rinj në KLD, këta duhet të dalin t’i shpjegojnë publikut rrethanat e përzierjes së njerëzve të tyre në atë “mutërsirë”! Përndryshe “me atë që rri, me atë je mik dhe ti”. Madje mendoj se edhe PS-ja duhet ta analizojë këtë problem n.q.s është parti serioze dhe ka marrë përsipër të pastrojë “hauret e avgjisë dhe shpellën e hajdutërisë…! Gjithashtu mendoj se nuk duhet pritur që gjin gjonët t’i gjykojë drejtësia! Po cila drejtësi? A më thoni ku është? Vetë ne qytetarët (dhe ojq-të e ojf-të që deri tani s’ju duket nishan) duhet të shkojmë e t’i nxjerrim “me shkelma”?! Po pritëm “drejtësinë”, gjin gjonët do t’ia hedhin me procedurat e kalbura të saj dhe puna do të qelbet aq shumë sa për të larë mutërsirat do të na duhet të ndotemi edhe vetë. Dorëheqja pa kushte e gjinëve dhe pjerinëve është e para gjë që duhet të kërkojmë. Drejtësia ka kapitulluar dhe kapitulluesit nënshkruajnë pa kushte. Madje u hiqen spaletat (togat e zeza) dhe ju shkelen…!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *