Deputeti i Shkodrës, Tom Doshi, ka deklaruar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive 19 transaksione, blerje dhe shkëmbim të pasurisë të paluajtshme vetëm në vitin 2014. Deputeti i përjashtuar nga Grupi i PSsë ka deklaruar se në shtator të 2014 s ka blerë ndërtesa, truall dhe apartamente në Tiranë në shumën e 840 milionë lekëve.
Ndërkohë që dy blerje të tjera pasurie, apartamente, njësi dhe garazhe, me vlerën e 408 milionë lekëve të rinj. Për këto blerje në deklarimin e dorëzuar pranë ILDKPsë, Doshi ka vendosur numrin e kontratës, por ka specifikuar se blerja e tyre është bërë me shkëmbim. Po me shkëmbim Doshi ka deklaruar dhe blerjen e dy ambienteve të tjera, edhe këto me shkëmbim, me vlerat e para 53.2 milionë lekëve të rinj, ndërkohë apartamentet e dyta me vlerën 57.680.000 lekë.
Deputeti i Shkodrës ka blerë dy autovetura gjatë vitit 2014. E para është blerë në muajin prill të 2014s, makinë me vlerë 68 mijë euro. Makina e dytë është blerë në muajin gusht me një vlerë prej 20 mijë eurosh. Doshi gjithashtu ka hyrë si aksioner në muajin tetor të vitit 2014, në kompaninë me ish-ministrin e LSI-së, Dritan Prifti. Doshi ka blerë 35% të aksioneve të pularisë “Beata” më një vlerë regj 35000 lekësh. Po ashtu, në tetor Doshi ka shtuar pasuritë e paluajtshme duke blerë apartament në Tiranë me vlerën e 17.7 milionë lekëve të rinj. Po të njëjtin apartament ai e ka vendosur në një kontratë premtimi për shitje me shkëmbim, në vlerën e 17.784.000 lekëve.
Blerje pasurie, ndërtesë+ truall Tiranë, 3 500 000 lekë
Blerje pasurie Tiranë, truall, 300 000 euro
Blerje pasurie Tiranë, apartament, 11 652 480 lekë
Kontratë premtim shitje pasurie Durrës, 4 200 000 lekë
Kontratë premtim shitje pasurie Durrës, 2 240 000 lekë
Kontratë premtim shitje pasurie Durrës, 39 000 euro
Blerje pasurie, apartament, 8 927 600 lekë
Blerje pasurie, apartament njësi dhe garazh, 308 000 000 lekë
Blerje pasurie, apartament njësi dhe garazh, 100 800 000 lekë
Kontratë dhurimi ndërtese Tiranë ½
Blerje pasurie, apartament njësi dhe garazh, 53 200 000 lek
Blerje pasurie, apartament njësi dhe garazh, 57 680 000 lek
Shitje pasurie, truall+ apartamente, 840 259 450 lek
Blerje autoveture 68 000 euro
Blerje autoveture 20 000 euro
Blerje 35% të kuotave, aksioneve tek shoqëria “Beata”, 3 500 euro
Blerje pasurie, apartament Tiranë, 17 784 000 lekë
Kontratë premtim shitje, pasurie apartament, 17 784 000 lekë
Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private
Të ardhura nga paga si deputet 1 873 849 lekë
Të ardhura nga paga, bashkëshortja 4 521 089 lekë
Të ardhura nga dhënia me qira (Australi) 15 600 euro
Të ardhura nga shpërndarja fitimi Shoqëria “Aldosch sh.p.k” 25 458 267 lekë, për shumën 2 828 696 lekë
Të ardhura nga qiraja 500 euro
Të ardhura nga revokim kontrate 160 293 euro
Detyrimet
Shlyerje mbetjes së kredisë, 77 832 280 lekë
Shlyerje mbetjes së kredisë, 27 950 euro
Shlyerje e mbetjes së kredisë, 514 615 euro
Shlyerje kësteve të kredisë, 6 795 120 lekë
Marrje huaje nga shoqëria “Profarma sh.a”, 457 000
Kthim huaje “Profarma sh.a”, 70 000 euro
Kalim i shumës nga shitja e hotelit shoqërisë “Aldosch sh.p.k”, 457 000 euro

RROFTE FSB-JA E RUSISE DHE UDB-JA SERBE.
e per ca i do ????? o malok koketrashe …..ti qqe nesurt dukesh qeje ..mere me leng se mishi u mbarua …kot potpyes ..a edintabeleneshumzimit ??hahah
Kur ky ka gjithe keto pasuri,po Saliu?
kREJT,KRIMINELET DHE TRADHTARET SHQIPTAR NGA TIRANA PRISHTINA DHE SHKUPI JAN MILIONER MBRENDA NJI NATE KUR HYN NE POLITIK,PRA VLEN KENGA E ALI ASLLANIT,KUR THOT.NE DREK ISHTE PA BREK,MBRAMJA E GJETI MILIONER.KY POPULL MESADUKET I ADHURONMASKAREJT DHE KOPUKET,HAJDUTET DHE TRADHTARET,KRIMINELET DHE MATRAPAZET,PRA KY POPULL ADHURON KTA MASKAREJ,DHE DENON TE MIRET,TE NDERSHMIT DHE IDEALISTE,PATRIOTET DHE ATEDHETARET.KAH I BERI KI FAR DOSHI KY FARKOKTULI PA ASNJI SHKOLL TE MADHE APO SHPIKJE TE MADHE TE NDONJI SHKENCE QE TE KETE KETE PASURI ME VITET E TI?!