Çfarë dihet për Dhimitër Frëngun?

redaktor

I nderuar lexues! Dhimitër Frëngu (1443-1525) ishte humanist shqiptar lindur në qytetin e Drishtit pranë Shkodrës. Autor i veprës shkruar latinisht mbi historinë e Skënderbeut “Komentar i çështjeve të turqve dhe i zotit Skënderbe”. Në këtë vepër Dhimitër Frëngu sjell një varg të dhënash të reja për jetën e Skënderbeut që nuk janë tek Barleti, duke qenë si anëtar i familjes së madhe të Engjëllorve, pasi kishte shërbyer si funksionar i ngarkuar me problemet financiare në shërbim të Skënderbeut që nga viti 1466. Është një vepër me theks të fortë patriotik, që njohu shtatëmbëdhjetë botime. Pas pushtimit të Shqipërisë nga osmanët (1478) Dhimitër Frëngu u shpërngul nga Shqipëria dhe jetoi si famullitar në një fshat të Venedikut pranë Trevizos, ku edhe vdiq.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *