Sëmundjet periodontale

redaktor

Gingiviti është inflamimi i indeve mbështetëse të dhëmbit si shkak kryesor i higjienës së varfër dentare. Kur inflamimi rritet dhe shkakton inflamim të kockës përreth dhëmbit, kemi periodontit. Sëmundje të ndryshme periodontale ndikojnë në indet mbajtëse të dhëmbit. Varion nga një inflamim i thjeshtë i gingivave (mishrave), në një sëmundje serioze e cila mund të rezultojë në dëmtim madhor të indeve të buta dhe kocckën mbështetëse të dhëmbit. Në rastet më të këqija humbjen e tij.

Faktorët shkaktarë të sëmundjes së mishrave :

Goja jonë është e mbushur me bakterie. Këto sëbashku me mukusin dhe pjesëza të tjera formojnë një shtresë ngjitëse, pa ngjyrë në dhëmbë të quajtur pllakë. Larja dhe fluorizimi i dhëmbëve ndihmon në largimin e kësaj pllake. Në rast se nuk hiqet për një kohë të gjatë formojnë gurëzat të cilat nga larja e thjeshtë nuk mund të largohen më. Faktori kryesor është pllaka, por ndikojnë edhe faktorë të tjerë në shfaqjen e sëmundjeve të mishrave:

Mosha: Studimet tregojnë që njerëzit e moshuar kanë një prevalencë më të madhe në shfaqjen e sëmundjeve periodontale

Duhani: Duhani është lidhur me shumë sëmundje si kanceri, sëmundjet e mushkërive, të zemrës. Njerëzit që pinë duhan kanë një faktor risku më të madh për shfaqjen e sëmundjeve periodontale.

Gjenetika: Studimet tregojnë që gjenetika ka një faktor dominant në shfaqjen e sëmundjeve periodontale.

Stresi: Lidhet me shumë sëmundje serioze si hipertensioni, kanceri, sistemit nervor. Gjithashtu është një faktor i lartë risku për sëmundjet periodontale.

Medikamentet: Disa medikamente të tilla si kontraceptivët oral, anti-depresivët, ilaccet e zemrës mund të ndikojnë në shëndetin e gojës.

Kërcitjet e dhëmbëve(bruksizmi): Kërcitjet e dhëmbëve ushtrojnë një forcë të madhe në indet mbështetëse të dhëmbit të cilat përshpejtojnë shkallën e shkatërrimit të ligamenteve periodontale.

Sëmundjet e tjera sistemike: Mund të interferojnë në sistemin inflamator të trupit duke shkaktuar inflamim të mishrave. Mund të përfshihen sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, artriti reumatoid.

Ushqyerja e dobët dhe obeziteti: Një dietë e varfër me ushqyesit e rëndësishëm mund të kompromentojë sistemin imun duke e bërë më të vështirë për trupin që të luftojë infeksionet, sepse sëmundja periodontale nis si një infeksion. Dieta e varfër mund ta përkeqësojë inflamimin e gingivave.

Llojet e sëmundjeve të mishrave:

Gingivitis: Është forma e mesme e sëmundjeve periodontale. U shkakton mishrave ngjyrë të kuqe, gjakosen lehtë dhe mbajnë erë të pakëndshme. Zakonisht nuk ka dhimbje dhe diskomfort në këtë stad. Shkaktohet kryesisht nga një higjienë orale jo e mirë. Si faktorë kontribues janë: diabeti, duhanpirja, gjenetika, sëmundjet sistemike, stresi, puberteti, ndryshimet hormonale, shtatëzania, infeksionet Hiv- Aids.

Periodontitis: Gingivitit i patrajtuar mund të avancojë në periodontit. Me kalimin e kohës pllaka rritet dhe shpërndahet përgjatë mishrave të dhëmbëve. Toksinat e prodhuara nga bakteriet e pllakës irritojnë mishrat. Ata stimulojnë një inflamacion kronik e cila mund të çojë në destruksion të indeve mbështesë përreth dhëmbëve. Sëmundja duke avancuar shkakton xhepa më të thellë ku më shumë inde dhe kockë përreth dhëmbit shkatërrohen.

Simptomat e sëmundjes së mishrave:

Skuqje të mishrave,

Gjakosje gjatë larjes, fluorizimit ose gjatë ngrënies së ushqimeve të forta

Xhepa të thellë midis mishrave

Persistimit të erës së keqe të gojës

Lëvizshmëri e dhëmbëve

Dhëmbë sensitivë

Trajtimi: Konsiston në kontrollin e infeksionit. Nga ana e pacientit kërkohet rritja e higjienës në kushtet maksimale të mundshme..(ndalimi i veseve orale si duhanpirja, medikamentet, pastrimi i gurëza tek mjeku stomatolog, marrja e antibiotikeve në rastet kur indikohet dhe kirurgjia.

Trajtimet natyrale të gingivitit:

Çaji jeshil është antioksidant shumë i mire që ul shkallën e inflamacionit.

Peroksid hidrogjeni ndihmon në vrasjen e bakterjeve kur përdoret si shpërlarës goje.

Uji i ngrohtë me krip redukton inflamimin, por përdorimi i shpeshtë i tij dëmton dhëmbët.

Soda mund të përdoret si larës dhëmbësh për të neutralizuar acidet që shkaktojnë inflamim.

Vaji i susamit.

 

 

*Stomatologe

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *