Edhe nëse bëhet një ditë kataklizmoja, ata që do të mbeten, n.q.s do të mbeten, “me shumicë” do të jenë shqiptarë, prandaj putinistja Jankullovska, ëndrra jote për të zhdukur shqiptarët nuk do të realizohet kurrë, pra mos e kruaj as ti dhe as ata që të dëgjojnë.
Maqedonia i ngjan një shtëpie me plitharë që e ka zënë pika e shiut nga të katër anët. Por po lëmë mënjanë anët e tjera që i keni ju me bullgarët apo me grekët dhe po ju kujtojmë se mbi 30% e shqiptarëve në Maqedoni, po të kishin të njëjtin mentalitet si tuajin, çdo qeveri maqedonase nuk do t’i ngryste dot as 24 orë. Jeni me vite dritë mbrapa shqiptarëve në shpirt.
Dhe meqë jemi “tek muskujt” që tregon zotrote, ju nuk keni b…. t’ju bëni karshillëk violence shqiptarëve. Kur i thanë diktatorit Hoxha kur ishte gjallë, se n.q.s na sulmon Maqedonia, ai duke qeshur me të madhe tha se Maqedoninë un e zbyth vetëm me shoqatën e gjahtarëve.
Gazeta Dita, më falni për revoltën, por deklarata të tilla fashiste janë të patolerueshme, nuk duhet ulur kurrizi, se kështu i mësojmë të zgjatin dorën duke rrahur deri dhe fëmijët e shkollave.
Përshëndetje Dita! Ymka, Pogradec.
Dërguar me SMS
në numrin e redaksisë
