Letër e nënshkruar
Preng Pjetri
Vërtetë nganjëherë ndjej keqardhje për disa që prej atyre që janë gjetur në vorbullën e politikës qorre të doktor rrumpallës. Rasti i zotit Kosova është një ndër ta. Fatkeqësisht pranoi të përlyhet në llumin e dyshes Berisha-Basha. Duke u mashtruar në këtë moshë të thyer ka zhvlerësuar gjithë kontributin dhe reputacionin që ka krijuar ndër vite me punën e tij si mjek gjinekolog.
Berisha dhe mikro kryetari Lulush e kanë ndjerë me kohë aromën e hidhur të humbjes në Tiranë, pasi e dinë fort mirë se sa u vlen lëkura. Më çudit fakti se si mjeku Kosova në takimet me qytetarët e disa njësive në Tiranë gabimisht ndofta kritikon punën e kryebashkiakut të metropolit pa menduar se ky kryetari aktual është de jure edhe si kryetari i PD-së.
Nuk e kupton zoti Kosova se nëse do të kishte vetëm pak shanse dhe shpresë të fitonte PD-ja në Tiranë nuk do të kishte shkruar as në listën e këshilltarëve emrin tënd e jo të mendoje zotrote të ishe kandidat për kryetar? Z.Kosova, shumë më e ndershme do jetë për ju sikur ta tërhiqnit fare kandidaturën tuaj nga kjo garë që është 100 për qind e humbur nga partia e rrumpallës.
