Vjedhja e energjisë, 9 persona në pranga

redaktor

Ka vijuar puna e përbashkët e Policisë  së Shtetit dhe OSHEE-së në të gjithë vendin  për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen  e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

Policia bën të ditur se, gjatë javës së kaluar janë evidentuar 27 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me  28 autorë.

Nga këta, janë arrestuar në flagrancë  9 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Është ndaluar edhe një inxhinier i OSHEE-së.
Gjithashtu, janë  shpallur në kërkim  10 persona, si dhe  ndiqen në gjendje të lirë 8 persona.

Po gjatë javës që lamë pas  janë ndërprerë 1 111 lidhje të abonentëve debitorë dhe 27 lidhje të paligjshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *