“Telma dhe Luiza”, një version i ri multietnik

anazapta

Një version i ri i filmit të famshëm “Telma dhe Luiza”. Në arrati nga një realitet i vështirë janë kësaj radhe një grua e re egjiptiane dhe një tridhjetëvjeçare amerikane, të bashkuara nga pasioni për kërcimin ekzotik. Ashtu si Telma dhe Luiza në filmin e viteve ’90, dy gratë enden në rrugët e Amerikës. Filmi “Just like a Woman” është prodhimi i fundit i Rachid Bouchareb, regjisor francez me origjinë algjeriane i nominuar tre herë për Oskar. Filmi pritet të dalë në 7 mars dhe në rolet kryesore janë britanikja Siena Miller dhe iranianja Golshifteh Farahani.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *