Egbo përkohësisht trajner

Dita

Dorëheqja e Gugash Maganit pas humbjes me Kukësin ka larguar edhe zëvendëstrajnerin e parë, Klodian Dervishi nga Tirana. Ndihmësi tjetër Emanuel Egbo pritet të drejtojë ekipin në takimin e fundit të kampionatit me Teutën, megjithëse klubi nuk e ka konfirmuar ende zyrtarisht.

Për trajnerin e ri pritet të vendoset vetëm pas mbylljes së sezonit. Skuadra e ka bërë pushim të hënën dhe do të rikthehet në fushën e stërvitjes të martën për të përgatitur sfidën e javës së 36. Shpresat për një vend në kupat e Europës janë pakësuar. Tirana mund ta sigurojë edhe duke u renditur në vendine katërt, por vetëm nëse Kukësi fiton Kupën e Shqipërisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *