SHBA-Ramës: Nevojitet strategji gjithëpërfshirëse mbi ekstremizmin e dhunshëm

Dita

Nën Sekretarja e Departamentit të Shtetit për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, Sarah Sewall dhe Ambasadori Donald Lu u takuan sot me Kryeministrin Edi Rama.

Nën Sekretarja Sewall e falenderoi Kryeministrin Rama dhe qeverinë shqiptare për organizimin e Samitit Rajonal mbi Ekstremizmin e Dhunshëm në Tiranë, i cili pason Samitin e Shtëpisë së Bardhë mbajtur në fillim të këtij viti.

Ajo tha gjithashtu se ky Samit është një hap i rëndësishëm në punën drejt mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për këtë vit, ku qeveritë dhe shoqëria civile do të angazhohen për të mbështetur politika dhe programe që synojnë të përballen me kërcënimin në rritje të ekstremizmit të dhunshëm.

Duke nënvizuar se si korrupsioni mund të dobësojë mirëqeverisjen, si dhe mund të margjinalizojë ata që e shohin ekstremizmin e dhunshëm si shpëtimin e tyre të fundit, Nën Sekretarja e nxiti Kryeministrin dhe qeverinë shqiptare për të mbështetur një strategji gjithëpërfshirëse mbi ekstremizmin e dhunshëm, e cila përfshin shoqërinë civile, të rinjtë, gratë, dhe udhëheqësit fetarë, dhe që synon të ndërtojë marrëdhënie të forta midis zbatuesve të ligjit dhe komuniteteve

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *