Ministri i Drejtësisë i kërkon Presidentit Bujar Nishani, njëherësh dhe kryetar i KLDsë pezullimin e gjyqtarit të gjykatës së rrethit të Elbasanit, Qani Hasa.
Gjyqtari Hasa akuzohet për fshehje dhe deklarim te rreme te pasurisë, si dhe korrupsion pasiv dhe kërkesa për pezullimin e tij pritet të jetë pjesë e rendit të ditës së mbledhjes më të afërt të KLDsë. Ministri i Drejtësisë ka ripërsëritur gjithashtu kërkesën për plotësimin e nënkryetarit të KLDsë, vend i cili vijon të jetë bosh që prej shkarkimit të Elvis Çefës nga Kuvendi Gjykata e Tiranës më 8 Maj urdhëroi pezullimin nga detyra të gjyqtarit deri në përfundim të hetimeve.
Kërkesa erdhi nga prokuroria pasi ILDKPsë në nëntor të 2014 pas kontrollit të plotë i deklaratave të pasurisë të gjyqtarit Qani Hasa dhe prokurorit Petref Asllani ka rezultuar se në bashkëpunim me njeri – tjetrin kanë hartuar kontrata fiktive e të falsifikuara me qëllim përfitimin e një kredie me kushte lehtësuese nga Enti Kombëtar i Banesave.
Gjyqtari Qani Hasa, pas procesverbalit të pyetjes në ILDKPKI i ka ofruar para Inspektorëve të çështjes me qëllim mbylljen e problemeve të konstatuara gjatë kontrollit të plotë.

NDONJE NE BURG KUR DO SHOHIM, SE NDRYSHE DO KETE VETEGJYQESI (QE NDOSHTA ESHTE EDHE ME MIRE)
Gjejne ndonje “cironke” rruges dhe deklarojne se po
luftojne korrupsionin ! Peshkaqenet e bejne gjumin
rehate…..???