“Unë, Gazidede dhe të vërtetat për SHIK-un deri më 1997”

redaktor

Andrea Dimushi, ish kryetar i SHIK-ut në Pogradec e Kavajë në gjysmën e parë të viteve 1990, rikthehet në këtë rrëfim ekskluziv për DITA-n, për të treguar disa të vërteta të panjohura për Shërbimin Informativ të asaj kohe.

Çfarë ka ndodhur në natën e mistershme të 13 marsit 1997. Si e ka njohur Bashkim Gazideden dhe pse ai shërbim degjeneroi në një instrument të verbër të pushtet politik të asaj kohe.

Si ishte përgatitur plani për djegien e gazetës ‘Koha Jonë’ qysh në vitin 1994. Si dhe surpriza: Kush është njeriu që e di të plotë të vërtetën për vrasjen e Ahmet Krasniqit, ish-ministrit të Mbrojtjes të qeverisë Bukoshi…

– Zoti Dimushi, çfarë ju kujton 13 marsi i vitit 1997? Është një nga datat që nuk mund të harrohet kollaj. Çfarë ka ndodhur realisht atë ditë?

– Kush kujton 13 Marsin e vitit 1997, me siguri që mban mend mirë se ka qenë një ditë gri – me një erë që ngrinte pluhur ngado, e pluhur e plehra kishte kudo, se Tirana nuk pastrohej prej kohësh. Ndërkohë kudo dëgjoheshin të shtëna dhe në rrugë kishte aq pak njerëz sa numëroheshin me gishtat e dorës. Nga paraditja e asaj dite më kërkon miku im B.R. pasi unë kisha makinë. Më thotë se në SHIK-un qendror nuk ka asnjeri e duhet të shkojmë. Gjatë rrugës morëm edhe drejtorin e arkivit sekret A.K. dhe nxituam përmes të shtënash, për në zyrat qendrore. Zyrat e SHIK-ut (ish-Shkolla Ushtarake Skënderbej) sikundër dihet kufizohet nga njëra anë me spitalin Nënë Tereza dhe nga krahu tjetër me ish-Shkollën e Bashkuar të Oficerëve. Nga të gjitha anët turma njerëzish që ishin të gatshëm të ndërhynin në ambientet e brendshme. (Nëse qendra e Tiranës ishte bosh, njerëzit ishin përqendruar për rreth shkollave ushtarake, me shpresë t’i shpërthenin). I pengonin për të “sulmuar” krismat e pandërprera që vinin nga Shkolla e Bashkuar. Në gjithë atë hapësirë e në gjithë ambientet e brendshme ndodhej vetëm një oficer shërbimi në katin e parë me një arkë granata mësymëse të shpërndara në dysheme, si dhe dy-tre të tromaksur nga situata. Asnjë tjetër, asnjë!! Gjithë ata drejtorë e gjithë ai personel kishin avulluar pa nam e nishan. Në atë gjendje që e gjetëm situatën aty, mendimi i parë që të shkonte në mendje ishte: E kanë lënë ta djegin me qëllim??!! Nuk mund të shpjegohet ndryshe ajo situatë e lënë në atë gjendje, kur turmën nga qëllimi e ndau një çast i vetëm! Me dhjetëra telefonata bëri B.R., por askush nuk përgjigjej. Ato çaste mendoja: Ku ishte gjithë ajo “trimëri” shik-ase e gjithë atyre viteve? Ku ishin ata që kishin tërhequr zvarrë popull e gazetarë për një fjalë goje e për një demonstrim? Nuk gjeja dot përgjigje atëhere, edhe sot, pas rreth 20 vitesh, e kam vështirë ta gjej.

– Po Gazidede ku ishte? A e kini biseduar ndonjëherë më të këtë çështje, qoftë dhe më vonë?

– Ku ishte Gazidede? E dinim se ku ishte, por nuk ishte në krye të detyrës. Ku ishin të tjerët? Si nuk kishte një udhëzim si do veprohej me institucionin më të rëndësishëm të sekreteve të shtetit atë ditë? Thyem një zyrë jashtë godinës kryesore e morëm armë e municione, për të qëlluar në ajër që turma të mos afrohej më shumë… Ndërkohë ishte dhënë kushtrim i përgjithshëm e bashkë me të parët që

Andrea Dimushi
Andrea Dimushi

mbërritën, erdhi dhe F.Gj.(drejtor kryesor), pas tij mbërrin A.K. me automatik në dorë – drejtor edhe ky, të cilit nuk i pushonin lotët se i kish mbetur maleve një i afërt (vëllai nëse nuk gabohem) i cili ishte në Vlorë kur u sulmua SHIK-u i Vlorës, e bashkë me të mbijetuarit ishin shpërndarë ku mundën maleve në pritje të helikopterit të premtuar për 10 minuta. Gjithë atë mbasdite, por dhe në mbrëmje vonë ngado vinte era e djegieve që ishin bërë jashtë e ku hiri ishte bërë pirg. Digjej çdo gjë që kompromentonte… Ndërkohë koha kalonte dhe situata u qetësua, falë edhe pranisë të qindra oficerëve që ju përgjigjën thirrjes për mbrojtjen e institucionit të lënë qëllimisht për t’u djegur! Thashë gjithë sa më sipër për të kuptuar një bisedë të bërë me të ndjerin Gazidede vite më pas, në takimet e mia të shpeshta me të. Nuk është e moralshme pasi ai nuk jeton, por edhe sikur gjallë të ishte mbase do e mohonte. Kur e pyeta për atë ditë se “përse e lanë objektin në mëshirë të fatit?”, (ishim ulur dhe po pinim nga një redbull tek puna ime), më pa në sy qeshi dhe tha: “Redbull të bën me krahë”. Le të fluturonte SHIK me gjithë ç’kish brenda… dhe më tej shtoi: “Të bëhej ç’të bëhej!” U trishtova si kurrë në jetën time. Por mendoj se edhe u kuptuam për atë çfarë donte të thoshte apo linte të nënkuptonte.

– Zoti Dimushi, pikërisht në atë kohë u dogj gazeta ‘Koha jonë’. Si ndodhi kjo ngjarje? Ishte skenar apo ndodhi rastësisht?

– Dua të pranoj se në fillimet e punës si kryetar dege kam qenë nga më të besuarit e Bashkim Gazidedes. Kjo bëri që pas një ndodhie në Kavajë të më transferonte aty – me këshillën e mirë për të rregulluar dëmin që ish bërë. Duhet të ketë qenë marsi i vitit 1994, kur një mbrëmje vonë Gazidede më ka thirrur në Tiranë. Erdhëm me shpejtësi se menduam se diçka kishte ndodhur. Pasi u ula e ndezëm nga një Marlboro, nga paketat “qyl”, shefi më ngarkon detyrën për djegien e gazetës “Koha Jonë”. Për të thënë të vërtetën, në atë kohë doja të digjej gazeta me gjithë Nikollën brenda. Mendoje vetë, më tha, “më thuaj kur të jesh gati – vetëm një këshillë: Askush s’duhet të dijë asgjë! Bëni maskim të përsosur që mos duket që e kemi bërë ne”. Ditë më pas dhashë detyrë Lejlës, magazinieres dhe Sh.K. të blinin cohë të zezë basme dhe ta bënin si këllëfe. I dhashë edhe përmasat. Mbetej të hapnim vetëm vrimat për sytë e të ktheheshin në kapuçe. (Copa e zezë është blerë me dokument e besoj mund të verifikojë dikush që ka qejf atë periudhë). Po ashtu nga brigada e këmbësorisë shokët më sollën disa ndezësa me fërkim dhe disa shishe me lëndë djegëse të përgatitur. Pasardhësi mund t’i ketë gjetur aty, por mendoj se i ka parë si fishekzjarre.

– Ju flisni për një plan të detajuar për djegien e gazetës ‘Koha jonë” në vitin 1994, kur ajo në fakt ndodhi në vitin 1997. Si rrodhën më tej ngjarjet dhe si qëndron e vërteta?

Ndërkohë kish lindur një problem mjaft i mprehtë dhe kjo çështje kaloi në plan të dytë për mua. Në një moment që unë gati e kisha harruar, më thërret sërish shefi e më thotë ç’u bë me atë që kemi folur. U justifikova se nuk mungonte dëshira, por akoma nuk kishim vepruar, pasi sikundër e dinte, kishim një problem tjetër nëpër duar… “Ke një muaj kohë, ndryshe ik!!”, më tha. Kaq! Në fakt ika nga Kavaja pas 3 muajsh me një kombinacion të ndyrë që pjesëmarrësve u kujtohet, e më vjen turp nga vetja për atë lloj elite me të cilët bashkëpunova, që të qeshnin e të fërkonin krahët ditën, e natën të bënin gjëmën. Unë nuk jam dëshmitar i djegies së asaj gazete në mars 1997, por që kishte një plan që më parë për ta djegur që në vitin 1994, as që vihet në dyshim.

– Është folur për një shifër prej 600 mijë markash të përdorura nga ish-truproja i Azem Hajdarit. A ka ndonjë gjë të vërtetë sipas jush në këtë histori?

– Ish truproja i Azem Hajdarit mund të ketë dëgjuar për shifrën 600.000 marka të Shërbimit Informativ. Dikush edhe mund të ketë shfryrë. Por nuk është e vërtetë fare! Ajo sasi është vënë në dispozicion të një aksioni të rëndësishëm dhe vetëm për t’u treguar diku (për t’i parë e bindur dikë që paratë ja ku janë). Çdo gjë është kryer me rregull e disiplinë dhe nuk është shpërdoruar asnjë qindarkë! Ai aksion ishte një aventurë ku ne luftonim për të arritur qëllimin e të tjerët për ta shpënë në rrugë pa krye, ashtu sikundër ndodhi në realitet!

Bashkim Gazidede
Bashkim Gazidede

– A kishte në atë kohë luftë bërrylash në SHIK dhe pse fitoi ai krah që realisht bëri ligjin më pas?

– Si çdo shërbim homolog, edhe SHIK ka një strukturë, e cila bën të mundur arritjen e qëllimit për detyrat që Shërbimi Informativ ka në prioritetet e veta. Me fitoren e demokratëve, për dy muaj në krye të SHIK ka qenë B.R. Më pas është caktuar kryetar i këtij shërbimi zoti Gazidede, i cili ndonëse në detyrë pati një problem shëndetësor, i shtruar në spitalin ushtarak, e diku nga Korriku i vitit 1992 ishte në detyrë. Bashkimi kishte një përkushtim të jashtëzakonshëm. Ai vinte në punë në mëngjes dhe nuk di që ndonjëherë të jetë larguar para orës 02 pas mesnate. Ishte shumë fetar dhe verbërisht i bindur për kauzën e Berishës. Por nuk besonte askënd. Asnjë postë nuk hapej atje ku adresohej, përveçse më parë nga dora e tij. Në fillim zëvendësa u caktuan B.R e Gëzim Balisha si specialist i mirëfilltë i shërbimit. Ky në mos gaboj vinte nga Franca. Ishte i qetë dhe njeri shumë i mirë. I urtë e mjaft komunikues, por i lënë në zyrë pa asnjë aktivitet në punët e shërbimit. Gojët e liga thoshin se Gëzimi kish goxha njohuri nga puna e mëparshme dhe ishte në dijeni të ndonjë problemi të rëndësishëm. Në zyrën e tij hynin rrallë njerëz se gjithë korrespondenca zhvillohej me të “besuarit”, sidomos dibranët që kishin “pushtuar” të gjitha nivelet e rëndësishme të drejtimit të Shërbimit Informativ! Nga frika e përgjimit, radioja në zyrën e tij rrinte gjithmonë ndezur dhe biseda bëhej qetësisht e me tone që i impononte vetë ai me sjelljen e urtë. Por në shërbim bërrylat shtynin çdo ditë. Po të shohësh korrespondencën e atyre viteve, do vëresh se aty më shumë informacione kishte për vetë kuadrot që punonin në institucion, se sa për punët e shërbimit. Servilizmi ishte tipar i përgjithshëm dhe gjithë synimi ishte t’i bije në sy “shefit”për mirë. Erdhën disa kontigjente fare të pashkolluar, aq sa pati mjaft raste që me shkollë të mesme u graduan oficerë me grada të larta, pa asnjë kontribut. Mendo që në krye të një drejtorie ishte Xhahit Xhaferri, i cili si eksperiencë pati vetëm vitet e burgut e vite më pas drejtoi edhe Gardën e Republikës… Më kujtohet që kur u futën në pajisje këllëfët e pistoletës që armën e mbanin anësore nën sqetull, Xhahiti ngeci nëpër llastikët e këllëfit e mezi e çliruam.

– Cili mendoni se ka qenë defekti kryesor i Shërbimit Informativ të asaj kohe?

– Si në shumë institucione të asaj kohe, edhe në SHIK dominonin veriorët. Dibranët dhe tropojanët. Nga jugu as që bëhej fjalë. Rrallë ndonjë nga Shqipëria e mesme. Ishte një rreth vicioz ku të gjithë shtynin njëri – tjetrin për të dalë në majë. Mbijetuan në detyra miqtë e afërt të Bashkimit dhe ato të shefit të madh, Saliut. U bë një kastë mbytëse e paaftë gjer në marrëzi – dhe të gjithë dimë shumë nga marrëzitë e shërbimit informativ të asaj kohe. I paaftë e i orientuar thekshëm politikisht, aq sa u vu në krye të çdo fushate politike e në zgjedhjet që janë zhvilluar në vite u bë kërbaç, sikundër në vitin ‘96 hoqi çdo maskë e u shfaq publikisht!

– Zoti Dimushi, pavarësisht se është folur, kjo është një akuzë e rëndë që po bëni…

– Unë flas me përgjegjësi, pavarësisht se kanë kaluar rreth 20 vjet nga ajo kohë. Fillimisht kishte dy ndarje proporcionale emërimesh… Nga njëra anë B.R mori në punë njerëzit që ai mendonte e që përgjithësisht kishin nivele drejtimi mesatare, dhe, nga ana tjetër, të besuarit e presidentit dhe të Gazidedes, të cilët ishin në “komandën”e përgjithshme të Shërbimit Informativ. Me kujdes edhe B.R u shmang nga drejtimi i punëve të mirëfillta duke i lënë sektorin ekonomik, duke bërë që i gjithë shërbimi të ishte një klan i fuqishëm me një aktivitet që në jo pak raste u kthye në kriminal.

– Po Gazidede ç’rol kishte në gjithë këto zhvillime?

– Këtë desha të thosha, ju ma kapët mendimin në ajër. Në fund dua të them një mendim timin për Gazideden… Ai ishte një njeri shumë punëtor. Ata që e njohin si pedagog, e njohin si njeri me virtyte e moral të lartë… Ai mund të ishte çdo gjë, por jo shef i Shërbimit Informativ Kombëtar. Ndershmërinë e tij e shfrytëzuan djallëzisht duke i lënë mbi supe barrën e një rebelimi që u gatua nga politika e mbrapshtë e atyre viteve e që përgjegjësinë e tjetërsimit të Shërbimit Informativ ia lanë në derë Bashkimit, i cili iku nga kjo jetë me një funeral shtetëror, morali i të cilit ishte: “Bëre mire që nuk fole Bashkim! Rrugë të mbarë, tani s’na duhesh më!” Familja e Bashkimit jeton thjeshtësisht në një apartament me një mobilim modest e të vetmen dhuratë nga Bashkimi, familja mori 8 vite arratie në Turqi, ku e trajtuan mizorisht brenda një hapësire të kufizuar dhe ku të vetmit fëmijë në shkollë që merrnin bukën me vete ishin fëmijët e tij. Atij fare mirë mund t’i shkojë shprehja: “Ishte njeri i mirë, por i dhanë të bënte punën më të keqe dhe këtë fatkeqësisht e bëri me shumë pasion”. Kjo ishte përgjegjësia e tij, nga e cila emri i tij do mbahet mend për shumë vite i ngjitur me emrin e Shërbimit Informativ si SHIK-u i Gazidedes! Uroj që shërbim të tillë Shqipëria të mos provojë kurrë!!

Ahmet Krasniqi
Ahmet Krasniqi

– Zoti Dimushi, një nga ngjarjet më të errëta të asaj kohe ka qenë vrasja e Ahmet Krasniqit, ish-ministrit të Mbrojtjes të qeverisë së Kosovës që drejtohej nga Bujar Bukoshi. Çfarë dini për këtë ngjarje?

– Bëtë mirë që më pyetët, pasi edhe vetë e ndieja si një detyrim që të bëja një sqarim për vrasjen e të ndjerit Ahmet Krasniqi, ish-ministër i Mbrojtjes i qeverisë Bukoshi. Ahmeti ishte i strehuar në një vilë në rrugicën ku është themeluar Partia Komuniste Shqiptare në ’41. Një vilë që nuk bie shumë në sy. Për koincidencë, ajo vilë është pronë e një ish oficeri të Shërbimit informativ me emrin Shyqyri..(.) E, ky i fundit, bënte pjesë në strukturat e anti-terrorit. Shyqyriu di shumë – ai di gjithë skemën e ngjarjes. Di atë që asnjëherë nuk është thënë të paktën publikisht… Di njerëzit që ishin në vendngjarje afër saj, njerëz me emër e mbiemër që njihen botërisht… njerëz të botës së krimit, por dhe njerëz me funksione drejtuese të Policisë së Shtetit. Si ka mundësi që vrasja e ndodhur në prag të shtëpisë së këtij njeriu, të jetë mister? Si ka mundësi që rreth e rrotull vilës gëlonin këta lloj njerëzish, pikërisht në kohën e atentatit e askush nuk thotë një fjalë? Si ka mundësi të zhduket Remzi Hoxha i deklaruar me dëshmitarë si i rrëmbyer, apo si ka mundësi që u zhduk Ismet Kryeziu në mes të Tiranës? Kush e futi në këtë qerthull gjaku Shqipërinë?

 

Intervistoi Xhevdet Shehu

Share This Article
34 Comments
  • sketerra me e madhe e nje pushteti aq gjakatar sa nazifashizmi i luftes se dyte boterore.
    por edhe kundra popullit te tij ,pasi i vodhi edhe leket e depozituara te shtepive te shitura dhe qe hoqen nga goja edhe qumeshtin e femijeve,pasi shiten edhe gjene e gjalle,per te fituar nga piramida gllaburuese per te varferit.
    edhe gazeta koha jone luajti rolin e herojit per grusht kundra atij pushteti,
    por pse per privilegje me vone si Frrok CUPI etjere qe me shkrimet plot kulture e vruull,per ate kohe dhe tani pena e tyre ka kohe qe ka heshtur ……………………………
    heshtja eshte flori,por jo kur behesh njesh me ate qe i cirrje masken……

    • Brenda SHIK-ut kane ekzistuar dy grupime.I pari pro qeveritar me Gazideden ne krye dhe i dyti nje grup ish-sigurimsash dhe agjentesh te UDB-se dhe EYP-it te cilet i sherbenin PS-se,nga frika se mos humbin poziten e larte qe e kishin qysh prej kohes se diktatures dhe mos denoheshin per krimet e bera.Madje,ky grup i pergatiti dosjen Kadri Hazbiut,te cilen Enver Hoxha e perdori per ta denuar. Ngjarjet ne Vlore i beri grupimi i dyte me ne krye Luizen e famshme te Vlores qe i pinte gjakun te vrareve.Ne Vlore Gazidede nuk pati kurrefare autoriteti.Sa per brasjen e Ahmet Krasniqit ajo u krye nga njesite operacionale te SHIK-ut ne Diber e Malesi Te Madhe me ne krye Ded Fronajn,kapo i disa bandave te fuqishme ne veri.Vellai i Fronajnt,Zefi ishte pjese e cetave militare te Milloshevicit ne Leposaviq.Kjo tregon lidhjet e Fronajt me UDB-ne.Edhe sot e kesaj dite.Ajo qe e forconte poziten e tij ishte lidhja martesore mes djalit te dajes se tij dhe mbeses se Luizes se Vlores.SHIK-u eshte i percare.Asnje qeveri nuk e ka patur nen kontroll apsolut SHIK-un,pasi eshte infektuar nga rryma agjenturore sllavo-ortodokse.

      • Kaq te veshtire e paske per te pohuar nje te vertete te madhe ?! Ja,po te ndihmoj une : UDB-ja jugosllave kishte (dhe ka akoma) dore te djathte Sali Berishen dhe dore te majte “te ndershmin” Bashkim Gazidede . Tani po vepron me doren tjeter,qe fshijme prapanicen, Lulezim Xhelal Bashen,nga njera ane dhe felliqesiren tjeter besnike Visho Ajazin. Pervec frikes,qe iu kanoset dhe u prish gjumin ketyre kermave te UDB-se,asgje s`ka ndryshuar .

      • O trapush mos me merr pseudonimin se le nam. E para kur Gazidedja patriot i dinte qe ish sigurimasat e pakte ne SHIk ishin agjente te SDB-se (BIA-s) dhe EYP-it grek pse uk i pushoi nga puan dhe nuk i coi per ndjekje penale?! Kur nje kapterr garde nga Shkodra e coi per ndjekje penale,kur nje takim konspirativ te Dokles me nje major te KOS-it ne nje dasme ne Opoje SHIK-u i Gazidedes e dokumentonte pse nuk i spatronte sih sigurimat spiune serbo-greke?! E kuton se cfare brockullash po shkruan o hajdut pseudonimesh? Sa per vrasjen e kol. Zhilivodes (krasniqit), ato franet qe thua ti ka pak te ngjare te kene qene prezent, sepse personi qe hapi zjarr mbi kolonelin, sot eshte deputet shqiptar i Parlamentit Maqedonas. Per Krasniqin te flas me kompetence se e kam njohur personalisht ne Rovinj te Kroacise kur koloneli me dinjitet jetonte ne menyre mjaft modeste duke shitur fruta e zarzavate nw njw tezge. Koloneli, qe i dorezoi Gardes Nacionale kroate Gazermen e Stanko Opsenica ne qytetin e Gospiqit ne Rajonin e Likes.me nje arsenal armatimi te papare. nen/kol Ivan Dasovic i Gardes Kroate ne saje te kontributit te krasniit jo vetem kapite pa prekura 7 depot e gazermave por edhe mundi te zere ronv gjenerla Lejtanntin trajce Kerstevskin maqedonas bullgarofon, por qen besnik i serbeve. Majori Rejla tomici i KOS-it nuk ia fali kurre kol. Zhilivodes (Krasniqit), dorezimin e Gospicit. 7 vjet me pas u hakmorr duke e vrare me doren e komunisteve te Tiranes, Kosoves deh Likoves. Per kete ka edhe dokumente ore ti trapush qe me vjedh edhe pseudonimin.

    • Sa per dijeni te gjithe drejtuesit e priamidave ishin ish oficere, antare te PS te cilet te mbeshtetur nga strukturat komuniste krijuan piramidat.Difekti i qeverise Berisha ishte qe i la te lulezonin,pasi infot nga shiku i tregonin qeverise per ate qe po ndodhte dhe ai nuk mori masa per mbylljen e tyre.Sa per dijenine e shumices se shqiptareve ne shik ka pasur shume njeres te ndershem dhe te perkushtuar.Por shqiperia gjithmone eshte drejtuar nga pasuesit e komunisteve te cilet po e shkaterrojne ate nga PS dhe PD.Duhet te kaloje dhe nje dekade qe te shfaroset fara e tyre te cilet kane manine qe po nuk pata une te mos kete asnje.

  • Me ne fund nje njeri qe po flet per krime dhe po i pranon ato. Ky eshte rasti qe Prokuroria te hetoje dhe te mos mbylle krimet makabre qe kane ndodhur jo shume vite me pare. Zotria flet vet mire me shume se cdo hipoteze.

  • Njw pyetje nga salla:
    A do fliste ky Dimushi, nwse do ta kishte ngritur ne pwrgjegjesi Salushi?
    Pse zotwria, kur shihte tw tilla pisllwqe e krime nuk dha atwherw dorwheqje, tw ikte nga SHIK-u famwkeq e le t’i shkonte rroga pwr dreq, por tw shpwtonte nderin e tij duke denoncuar nw strukturat pwrkatwse krimet e Gazidedes e kompani?
    Apo trim mbas beteje???

    • Çfar ka rendesi per ty: emocioni prej idioti i yti apo te vertetat e krimeve? A kane rendesi me shume per ty thashethemet apo djegia e Shqiperise? Apo je pjese e grupeve kriminale?

  • Qeveritar te asaj kohe dhe tè gjitha strukturat mbèshtetse me nè krye ShIK-un mbeten vrasèsit gjakatar mè keq se mafia siçiliane,pèr popullin e vet.Berishoviçi jeton i lirè ,si askush nè botè deri sotè njè histori tè tillè.

  • Ore zoterinje!!!!???? Po ju “pastroni ” nje here historite e 41_ 90, te dali kush ishte ujku, cakalli, ariudhe kafshet e tjera dhe pastaj te mesojmkafshet e tjera, qe te dime nga te ‘RUHEMI”, se me thene te drejte 70 vjet vetem ujqer kemi kontaktuar. apo jam gabim. JU SI THONI, KAM APO NUK KAM TE DREJTE.

    • Ke te drejte po cakallin spo na i tregon apo eshte nga fshati jot dhe kur ujqit kacafyteshin ai bente kerdine.

    • Hajde bajge , hajde…! Keshillon qe te merren me gjurmet dhe jo me vete ujkun. Duket sheshit,qe ty sherbimi i huaj te paguan mire per kete pune jashte orarit,si komentues,me i neverituri e me llumi i shqipfolesve.

  • sa keq me vjen per ty Andrea…..gjithmon i perdorur ke qene dhe tani je vetem nje lecke qe po shtrydhesh por nuk po nxjerre gje….po pse keshtu o Andrea….po ti ke qene per pak kohe ne kavaje dhe fare pak ne Pogradec dhe per habi ti paske qene kanakari i Gazidedes…..turp per Shikun qe kishte nje si ti Andrea ne radhet e tije…..turp qe mer neper goje bamirsin tende se ti Andrea, nga miresia e Gazidedes, merrje rrogen se pune as qe dije te beje, a sa per tu perdorur po ishe i vetmi…….po si nuk the nje krim qe ka bere SHIKU apo shikasit o Andrea…….sa per dienin tuaj dhe te Andreas, punonjesit e SHIK ne Vlore erdhen te gjithe ne Tirane me date 1 Mars, atje ngelen vetem viktimat e terrorit te kuq por edhe ata erdhen mbas disa ditesh….turp per ty Andrea Dimushi ( nje perzierje e keqe emrash te dy besimeve fetare)

  • Brenda SHIK-ut kane ekzistuar dy grupime.I pari pro qeveritar me Gazideden ne krye dhe i dyti nje grup ish-sigurimsash dhe agjentesh te UDB-se dhe EYP-it te cilet i sherbenin PS-se,nga frika se mos humbin poziten e larte qe e kishin qysh prej kohes se diktatures dhe mos denoheshin per krimet e bera.Madje,ky grup i pergatiti dosjen Kadri Hazbiut,te cilen Enver Hoxha e perdori per ta denuar. Ngjarjet ne Vlore i beri grupimi i dyte me ne krye Luizen e famshme te Vlores qe i pinte gjakun te vrareve.Ne Vlore Gazidede nuk pati kurrefare autoriteti.Sa per vrasjen e Ahmet Krasniqit ajo u krye nga njesite operacionale te SHIK-ut ne Diber e Malesi Te Madhe me ne krye Ded Fronajn,kapo i disa bandave te fuqishme ne veri.Vellai i Fronajnt,Zefi ishte pjese e cetave militare te Milloshevicit ne Leposaviq.Kjo tregon lidhjet e Fronajt me UDB-ne.Edhe sot e kesaj dite.Ajo qe e forconte poziten e tij ishte lidhja martesore mes djalit te dajes se tij dhe mbeses se Luizes se Vlores.SHIK-u eshte i percare.Asnje qeveri nuk e ka patur nen kontroll apsolut SHIK-un,pasi eshte infektuar nga rryma agjenturore sllavo-ortodokse.

  • Thjesht , nje mitoman i vonuar , ose sigurims qe punon me material te porositesit ( Zylyftar Ramizi , apo Xhevdet Shehu i demaskuar dhe i perzene nga Zeri i Amerikes , pak rendesi ka )Si nuk i vjen turp ketij ” prifti ” qe rrefehet me kaq vonese , e qe me duket si NDRIO-ja te Udha e Shkronjave….Gazidede ishte nje punonjes me funksione te larta , superkorrekt dhe i perkushtuar per Kombin dhe Shtetin !!! Fantazise te armates se kuqe te sigurimsave , s’kish si ti shpetonte edhe Gazidede ! Skenaret idjote te tyre me plot ” suksese ” u demaskuan ne fund , teksa vete Diktatori , perdhosi legjenden e armes se dashur dhe majes se mprehte te shpates se Dikt. se Prolet. kur pohoi boterisht se te gjitha komplotet dhe grupet armiqsore , nuk na i paskesh zbuluar Sigurimi , por vete Partia dhe Udheheqja e saj me ne krye Komandant Qoftelargun

  • Sa keq po me vjene qe nje si Andrea Dimushi dele e bene moral?????O njerez nuk kishte njeri ma te poshter se ky ne sherbimin ton!Ky birbo ishte syri e dora i Gazidedes prej Lume,lereni more cfare shkruan,ky ishte tipik servil e spiun,po ato listat dorazi tek Gazideja,po ato pergjimet ambjentale neper zyrra??????Ishalla te marte Gazide mbrapa!

  • Kryekrimineli Gazidede, do te ishte i denjet per kryesine e grupit terrorist I.S.I.S, pasi ishte dhe kryetare i shoqates islamike .

    • Ramiz Alia ka thene: “baballaret e tyre i kemi vrare per 40 vjet”. Nga komenti del qe ti je pasardhesi i kryekriminelit Enver, Ramiz etj etj dhe qe mundohesh te mbulosh krimet e tyre duke shpifur per te tjeret. Njeri i ulet dhe bastard.

  • Mbas viteve 91 ne shqiperi u formua PD e famshme dhe e ardhur nga klanet e UDB jugosllave,qe per fate te keq te gjithe intelektualet e vendit dhe te kombit u detyruan te largoheshin nga vendi,Dhe ne shqiperi ta ndrejtonin totalisht pa bezdisje intelektuale,dhe neper zyrzt ligjvendse te shtetit shqiptar te hemeronin njerezit te pa shkolluar dhe te pa pertatshme per nje shoqeri te mirfillte intelektuale, dhe u be nje organizim shoqeror njerezor mafioz fshataresk gjate ketyre viteve,shpresojme tek europa dhe te instalimi i mirfillt intelektual per nje shqiperi europiane.

    • Mesa kuptohesh nga komenti, je ose kalama qe nuk ke njohur diktaturen qe instaluan paraardhesit tuaj ose ish sigurims q

  • Andrea ti je nje ish oficer nje pjanec nuk ke moral ti te permendesh z.Gazidede matematicenin,patriotin njeriun me te ndershem qe ka njohur ky vend.Ato qe shkruan asnje gje seshte e vertete,drejtoret qe punonin ne SHIK ishin nga jugu shqiperia mesme dhe me pak nga veriu,seshte e vertete qe SHIKU eshte lene bosh me 13 MARS aty kane qene ne krye te detyres z. Gazidede dhe gjithe drejtoret,seshte e vertete qe ti uleshe ne kafe me Gazideden dhe pinte redbull. Te te vij turp Andrea per cfare shkuan te gjitha jane genjeshtra.

    • Jo vetem gazidede qe ish nje islamik i thekur por edhe qarqet qe komunikonte islamiku berisha me bukoshin ishin ne sherbim te interesave amerikane qe si e si te futnin popullin ne luft civile e organizuan muhexhajdinet islamik te kosoves qe tu vinin zjarin qe te gjith ata qe kritikonin kalifatin ekstremist islamik te berishes!

    • Per ty iato. Eshte shume e vertete qe Gazidede ka qene njeri shume i mire, i ndershem, intelektual, patriot dhe me shume vlera te tjera, qe rralle kush i ka. Fatkeqesia e tij ka qene qe jetuar ne kete vend, ku vetem njerezit me hipoktit, genjeshtar, hajdut dhe mashtrues vleresohen, ndersa, njerez si Ai me vlera tre jashtezakonshme, baltosen. Thirini mendjes o njerez, tregojuni vendin hajduteve, mashtruesve e ish-sigurimsave qe po ju perdorin ne menyren me te keqe te mundshme.

  • Andrea, une ty te njoh shume mire. Po te qe per ty, nuk ja vlen qe te merresh, se je nje cope oficeri i rendomte dhe pa nivel. Duke qene i tille, nuk mendoj se je ne gjendje te vleresosh punen e nje inetektuali (matematikani) me vlera shume te rralla, sidomos ketu ne Shqiperi. Per sa shkuaje me lart, e ke nxjerre veten qe je nje genjeshtar i paskrupullt qe vetem ke sajuar gjera te paverteta, sic ti di te besh rendom. Sado qe sajove, ne fund e ke mbyllur intervisten, duke nxjerre ne pah vlerat e larta morale qe kishte Gazidede. Pra, pergenjeshtrove veten tende. Gazidede qe ta dish ti, nuk te ka patur ndonjehere ne liste, e jo me te ulej e te diskutonte me ty problemet e ketij vendi.

  • Po ku ishe ti more Andrea njezet vjet me pare? Sa te kane paguar per kete interviste? Apo doje te beheshe i njohur? Po kush je ti qe e fillon intervisten me une dhe Gazidede? A te mbushet mendja me te vertete se vlen me shume se Gazidede? Fatkeqesi per ty qe ke rene kaq poshte.

  • Sa ka thene ky Dimushi , jane te verteta , pervec pjese se “ndershmerise” se Gazit te Dedes ! Ku e gjen “ndershmerine” e Gazit te Dedes , ky trushpelare , vetem ky mund te na e thote !

    Per cfare “nderi” e ka kuptimin ky , mund te krijoje nje fjalor tjeter shqip-shqip !

    I “ndershem” me aktivitet te thekur antishqiptar , vetem Dimushi , mund te te quaj !

    Plehrat antishqiptare Gazi i Dedes me kompani , Sali Berishat me Shksat e tij , arkanet dhe Miloshevicet , apo filogreket e lloj lloj llumi , vendin e llumit do te marrin ne historine e ketij populli te martirizuar !

    • Po ti more LESH mesa duket nuk di c’eshte ndershmeria, qe per fatin tend te keq Gazidedja e kishte me tepri. Ndershmerine e tij, as kundershtaret nuk ja mohojne dot. Mjafton te jesh i ndershem dhe bien poshte te gjitha shpifjet tuaja te ulta dhe te denja vetem per ju.

  • Aq shume eshte pocaqisur Shqiperia,sa qe nuk dalin Detet Adriatik dhe Jon per ta lare.Kam bindjen qe mekataret nuk duhet te largohen nga kjo bote pa paguar bemat ,qe as kafshet nuk do te pranonin t’i benin.Para vitit 1990 strukturat e sherbimit sekretarja dhe atij te policimit,ishin ne sherbim te Partise-Shtet.Mbas vitit 1992,keto struktura u vune perseri ne sherbim te Partise,ne vend qe te viheshin ne sherbim te Shtetit.Kjo beri qe ky sherbim te demtohet deri ne kufijte ekstrem.Me qarte,sherbimet sekrete pothuajse u shkaterruan.Per te vertetuar kete deduksion,mjafton t’i referohesh sasise dhe cilesise se informacioneve.Sipas kendveshtrimit tim,Sherbimi Sekret duhet patjeter te reformohet ne menyre radikale dhe sa me I kufizuar.Me pas te synohet standarti bashkekohor nderkombetar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *