Meta gjuan i pari topin

Dita

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë hapëse të kampionatit të futbollit mes skuadrave të disa komunave të Tiranës, që do të zhvillohet në Petrelë. I pranishëm në këtë ceremoni simbolike ishte edhe ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit, Altin Lala. Bëhet fjalë për një iniciativë të vetë komunitetit të fshatrave Farkë, Petrelë, Mullet, Bërzhitë, Krrabë, Baldushk, etj., që bëri të mundur zhvillimin e këtij aktivitete të mbështetura edhe nga biznesi vendas për t’i krijuar kushte sa më optimale të rinjve pjesëmarrës në turne dhe një fushë futbolli të pranueshme e me ndriçim për të mundësuar edhe luajtjen e ndeshjeve edhe gjatë mbrëmjes.

Në fjalën përshëndetëse parë skuadrave pjesëmarrësve, por edhe tifozëve të shumtë që kishin mbushur fushën e futbollit në Petrelë, Meta tha se aktivitete të tilla gjallërojnë jetën e një komunitetit dhe u japin mundësi të rinjve që të ushtrojnë aftësitë e tyre sportive. “Jam i surprizuar, sepse më kishin ftuar për të marrë pjesë në një kampionat futbolli mes të rinjve të komunave të ndryshme, por nuk e mendoja se do të ishte i të tilla përmasave, – tha z. Meta. – Nuk bëhet fjalë thjesht për një ndeshje, këtu kemi të bëjmë me një projekt për një transformim të jetës në gjithë këtë komunitet të mrekullueshëm dhe për të dhënë një model se si mund të bëhet jeta në komunitet më e gjallë, më sportive me e gëzueshme dhe për të dhënë një shembull se si mund të gjallërohet sporti dhe se si mund të merren të rinjtë me sport”, – u shpreh Kryetari i LSI-së, duke shtuar se të rinjtë shqiptarë kalojnë më shumë kohë në kafe pasi nuk kanë mundësi të tjera.
Meta shtoi se nuk mund të ketë në rini të shëndetshme nëse nuk u krijohen kushtet e përshtatshme për të nxjerrë në pah talentin e tyre. “Në mënyrë që të kemi një rini shumë më sportive, një rini shumë më të shëndetshme, një rini shumë më aktive, të kemi fëmijë të cilët ushtrojnë pasionin e tyre, talentin e tyre dhe kjo nuk mund të ndodhë pa pasur kushtet e përshtatshme. Dhe ju këtu keni filluar, duke bërë të mundur që të kemi një fushë sporti. Deri para pak kohësh këtu ishte një tmerr i vërtetë, – vijoi z. Meta. – Keni mundësi të luani ditën, keni mundësi meqenëse është vapë të luani edhe natën, edhe pas pune, edhe pas shkolle. Këto janë gjëra shumë pozitive sepse e zgjasin atë periudhën e aktivitet. I japin mundësi të rinjve të luajnë në çdo kohë, i japin mundësi njerëzve edhe pas pune të kenë mundësi të argëtohen, kështu që të gjitha këto tregojnë se mund të bëjmë shumë gjëra më mirë siç bëhen edhe në vendet më të zhvilluara”, – nënvizoi Lideri i LSI-së. Përveç të tjerash, sipas Kryetarit të LSI-së, nëse nuk e masivizojmë futbollin dhe sportin në përgjithësi nuk do të arrijmë të kemi një kampionat të fortë dhe një gjallërim të stadiumeve tona.

Ndërkaq, Kryetari i LSI-së shprehu mbështetjen e tij edhe për nismën e fundit të kandidatit të “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për kryetar të bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj për të rikthyer traditën e shkollave sportive, në mënyrë që fëmijët të orientohen drejt atyre sporteve për të cilat ato kanë më shumë talent. Më tej, u vijua edhe çeljen e kampionatit teksa topin e parë të ndeshjes inauguruese e shkelmuan Ilir Meta dhe ish-kapiteni i kombëtares së futbollit, Altin Lala. Në këtë aktivitet marrin pjesë 24 skuadra, që kanë në përbërje të rinj nga fshatrat e ndryshme të Tiranës.

Share This Article
3 Comments
  • “Nje turne dhe nje fushe futbolli te pranueshme”,

    koncert ne vitin 1936. Ne rolin kryesor nuk kemi Mirush Kabashin, por Liken. Dridhe Like.
    Fshataret e Berzhites, mulletit, krrabes, do iu jene tere jeten mirenjohes, per kete “mrekulli”. Megjithate, kishin vendosur qe turneun tjeter, ta organizonin tek bacja e viles suaj ne Gjirin e Lalzit. Aty kishte dicka jeshile,,,,,,, dicka qe oksidenti e quante bar. Edhe ne,,,,, bar do ti themi.
    Nuk jane fjalet e mia Like. Jane te Mirush Kabashit. Dridhe Like.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *