Flet rapsodi 105-vjeçar: Nuk shkoj më në Festival edhe sikur të më luten (!)

redaktor

Ka pesë ditë që është mbyllur Festivali Folklorik i Gjirokastrës, i cili mblodhi pas vetes në një garë qindra artistë nga i gjithë vendi. Por jo çdo gjë ka shkuar vaj në festën e muzikës folklorike shqiptare. Përpos shfaqjes së bukur, mbrëmjen e fundit në skenën e qytetit të gurtë u ngjit edhe këngëtari dhe lahutari 105-vjeçar, Gjok Nonaj.

Dalja e tij në “qytetin e festivaleve” u konsiderua një surprizë e rrallë për publikun, studiuesit dhe dashamirësit e folklorit. Ai u ngjit në skenë së bashku me nipin e tij muzikant, Gjovalin Nonajn. Kjo familje edhe pse ka shprehur dëshirën për të qenë garuese në këtë festival, nuk është pranuar nga Qendra Kulturore e Lezhës, por ministria ka vendosur që lahutarët e familjes Nonaj të jenë të ftuarit specialë të këtij organizimi.

Nipi i Gjokës, djali i vëllait, artisti Gjovalin Nonaj, i cili jeton prej afro 20 vjetësh në Belgjikë është një muzikant i talentuar, që ka krijuar një ansambël folklorik me artistë të tjerë emigrantë shqiptarë dhe ka marrë pjesë në shumë veprimtari ndërkombëtare, përfshi edhe Festivalin Ndërkombëtar “TRAFIK-Ballkan”. Ashtu si xhaxhai i tij Gjoka, edhe Gjovalini ka dalë në skenë dhe ka kënduar me çifteli qysh në moshën 5-vjeçare, por edhe gjatë viteve të emigracionit, ai ka luajtur me disa vegla muzikore dhe ka interpretuar shumë këngë dhe melodi shqiptare të cilat janë pranuar mirë nga belgët dhe kanë bërë të njohura vlerat e trashëgimisë së lashtë kulturore të kombit shqiptar.

Nuk janë vetëm xhaxhai e nipi, Gjoka dhe Gjovalin Nonaj të cilët kanë trashëguar traditën në familjen Nonaj dhe kanë fituar çmime në veprimtari të rëndësishme folklorike kombëtare dhe ndërkombëtare, por në këtë familje me tradita folklorike dhe muzikore janë edhe të tjerët, vëllai i Gjokës dhe nipërit e mbesat.

Kontaktuam dhe biseduam me Gjokën, 105 vjeç dhe Gjovalinin për të mësuar më shumë për pjesëmarrjen e tyre në skenën e festivalit. Gjovalini ndihet i fyer dhe i parespektuar në këtë pjesëmarrje. “Në festival kemi shkuar me shumë vështirësi, jo me Lezhën mbasi nuk na kanë pranuar, por drejtoresha e Festivalit na ka thirrur si të ftuar.

Më datën 15 Maj kemi shkuar në Gjirokastër dhe më 16 kemi kënduar me grupet më të mira. Gjoka dhe familja Nonaj janë të pakënaqur mbasi nuk na ka pritë asnjë nga organizatoret, as Meri Kumbe nuk i ka dhanë as dorën plakut, as neve, ky është një turp i madh. Nuk kishin marrë asnjë masë teknike duke mos vendosur as mikrofona. Ky ka qenë një sabotim për lahutën, për plakun dhe të gjithë. Uroj që gjëra të tilla të mos përsëriten në të ardhmen. Unë e kam filmuar të gjithë prezantimin dhe do ta nxjerrë shumë shpejt”.

Cili ishte reagimi i xhaxhait tuaj në këtë situatë?

Famija Nonaj me insrtumenta folklorike lahute e cifteli
Familja Nonaj me insrtumente folklorikë, lahutë e çifteli

“Plaku është mërzitur, por përgjegjësit dhe organizatorët e këtij “krimi” do të mbajnë përgjegjësi. Dihet se janë komanduar nga njerëzit e këqij të Lezhës mbasi nuk donin që ne të ishim në festival. Nuk kanë pranuar të jemi 4 lahutarë, por vetëm 2. Ne jemi një familje dhe shyqyr që po e trashëgojmë këtë vegël të lashtë që rrezikohet të zhduket.

Familja Nonaj ka 600 vjet që interpreton me lahutë. Xhaxhai u ndie shumë keq mbasi nuk është pritur dhe respektuar nga askush. “Nuk shkoj ma në asnjë festival”, ka thënë plaku. E ta mendoni, është105 vjeç, rapsodi më i vjetër i Evropës, ndoshta”.

Habisë tonë ku e ka burimin jetëgjatësia dhe energjia e xhaxhait të tij, Gjovalini përgjigjet:

“Sekretet e jetëgjatësisë së plakut mund të jenë klima e mirë në Malin e Shëngjinit, ajri i detit, i malit. Ka ngrënë ushqim bio, ka kënduar gjithmonë me lahutë dhe është popullor dhe me shumë humor. Këtë herë ia kanë prishë pak humorin, por do të kalojë”.

Gjokë Nonaj
Gjokë Nonaj

“Mua më respektojnë nga e gjithë bota, këta nuk të japin as dorën”

Pas nipit, ne folëm me xhaxhain e tij, Gjokën. Zëri i kumbon nga telefoni, teksa flet me të, gati-gati harron që po komunikon me një 105-vjeçar, por në të njëjtën kohë të përfshin edhe një ndjenjë habie. Është i kujdesshëm, si fillim përshëndet dhe pyet për të përditshmen. Ndërsa vetë është mirë dhe sapo është kthyer nga një vizitë në shtëpinë e nipit të tij. E pyesim menjëherë për Festivalin e Gjirokastrës dhe na tregon që është shumë i mërzitur.

“E kam vendosur, nuk marr më pjesë në festivale edhe sikur të më luten. Në shtëpinë time kanë ardhur gazetarë italianë, gjermanë, edhe kanë ngelur shumë të kënaqur, kurse këta s’të japin as dorën. Do të doja të më respektonin më shumë. I kam dhënë mjaftueshëm muzikës folklorike shqiptare. Familja jonë ka 600 vite që i bie lahutës, dikush duhet ta vlerësojë këtë kontribut, jo të na trajtojnë kështu!. Jam shumë i mërzitur, shumë” – tregon Gjoka për DITA-n. Ai premton që nuk do të marrë më pjesë në festivale dhe… festivali i radhës realizohet pas pesë vitesh.

Nuk kuptohet qartë se përse organizatorët janë treguar kaq indiferentë ndaj kësaj familjeje të pazakontë, e mbi të gjitha ndaj 105-vjeçarit, i cili duhej konsideruar si një “gur i çmuar” i këtij festivali. Nuk e has shpesh një rast të tillë, që një burrë i cili ka kaluar një shekull jetë të këndojë dhe luajë me lahutë në skenë. Familjarët e 105-vjeçarit na kanë siguruar një kopje të pasaportës së tij, ndërsa ne, nga kurioziteti kemi bërë kërkimet tona dhe kemi verifikuar në Regjistrin e Gjendjes Civile të shtetasve se Gjoka ka lindur në 13 shkurt të vitit 1910.

600 vjet në lahutë

Gjok Nonaj është banues i Komunës së Shëngjinit, por prejardhja e hershme e familjes së tij është nga fshatrat e Malësisë së Madhe, që mendohet se është vend i origjinës dhe interpretimit të këngëve mitologjike të Eposit të Kreshnikëve. Interpretimi në Festivalin e Gjirokastrës nga goja dhe gishtat të këtij të moshuar të vargjeve mitologjike të eposit të lashtë shqiptar, vjen si një dëshmi e gjallë e transmetimit gojë më gojë dhe përcjelljes nga një brez te tjetri të këtij eposi të lashtë.

Ndonëse në një moshë të shtyrë, ndoshta është edhe njeriu me moshën më të madhe në Shqipëri dhe Europë, Gjok Nonaj vazhdon të gëzojë një shëndet të mirë dhe të bëjë një jetë aktive familjare dhe shoqërore, por edhe një jetë kulturore duke kënduar me lahutën e tij në festa familjare, në dasma dhe në

Pasaporta e Gjokë Nonajt
Pasaporta e Gjokë Nonajt

festivale lokale dhe kombëtare. Dy këngë të hershme të kënduara prej këngëtarit dhe lahutarit njëqindepesëvjeçar Gjok Gjonaj, me fragmente nga Eposi i Kreshnikëve dhe tjetra një këngë e lashtë 500-vjeçare për Skënderbeun, janë të regjistruara dhe mjaft të klikuara në YouTube.

Rapsodi Gjok Nonaj rrjedh dhe është pjesë e një familjeje të vjetër shqiptare nga Malësia e Madhe, familje në të cilën kënga, lahuta, çiftelia dhe sharkia kanë qenë pjesë e pandarë jetës së përditshme, familje e lidhur me traditën e të kënduarit në veri të Shqipërisë.

Pesë ditë më parë, rapsodi njëqindepesëvjeçar Gjok Nonaj ka interpretuar në koncertin përzgjedhës për në festivalin e madh të Gjirokastrës, ku morën pjesë edhe 270 interpretues nga grupe folklorike dhe artistë popullorë që përfaqësonin Qarkun e Lezhës nga Qendra Kulturore e Lezhës, Komuna e Shëngjinit, Komuna e Kallmetit, Qendra Kulturore Mirditë, Qendra Kulturore Kurbin, Ansambli Folklorik “Çiftelia” në Lezhë, Qendra Kulturore e Fëmijëve në Lezhë, Komuna e Zejmenit, Komuna e Pllanës, Komuna e Zadrimës, Komuna e Shënkollit, Komuna e Kolshit, Komuna e Ungrejit dhe Komuna e Dajçit. Sipas ekspertëve të folklorit që ndoqën këtë garë, që zgjati rreth 6 orë, grupet pjesëmarrëse prezantuan një pasuri me vlera të zonave etnografike të këtyre trevave. Interpretimi i rapsodit të vjetër u vlerësua dhe u pëlqye, jo vetëm për përmbajtjen e lashtë të tekstit, jo vetëm për interpretimin në instrumentin e lashtë të lahutës, por edhe për zërin e pastër të këngëtarit Gjok Nonaj.

Share This Article
15 Comments
  • Respekt per Yllin e Lahutes Shqiptare dhe perulje te thelle dhe mirenjohje per ruajtjen e Tradites Shqiptare qe na jep mundesine per tu quajtur Shqiptare !

    JETE TE GJATE BACES PATRIOT KENGETAR DHE INSTRUMENIST DHE KENOFSH EDHE 100 VITE TE TJERA SE BASHKU ME FAMILJEN TUAJ TE BUKUR !

    • Wow! Bravo plaku qe mbahet mire fare ne ate moshe. Do zoti, te shkoj deri 150 vjec ,se ai qenka mire fare nga shendeti

      Ajo ministrja esht nje femer e lige dhe shum e ulet esht treguar qe nuk I ka bere respektet plakut

      Ky xhaja esht monument I gjalle kulture, dhe duhet rexpektuar nga te gjithe, por sidomos nga shtetaret

  • E kush qenw organizatoret? Njw ministre llafazane qw pwr Pashkw uron Krishtlindjet dhe drejtuesja e qendres sw veprimtarive folklorike qw wshtw ulur nw atw karrike se kryeministri e ka mike.
    E cfarw pret prej tyre, qw e organizojnw festivalin prej zyre?
    I shumwnderuari Gjokw Nonaj, 105-vjecar, wshtw lapidari i festivaleve dhe i lahutes,
    Turp pwr ata qw jo vetem nuk e futwn nw konkurrrim, por edhe nuk denjojnw t’i japwn as dorwn!
    FFK do tw ‘rilindte’ me kete lahutar, mosha e te cilit e ka kaluar shekullin.
    Them do tw ‘rilindte’, sepse, ndryshe nga Festivalet e mwparshme Folklorike, ky i kwtyre gjasme organizatoresh, wshtw bwrw “Festival ON”, nga zyra, nga karrikja e butw e kompjuterit dhe jo nga vwzhgimet nw terren, nga ekspeditat e nga ekspertet, por me urdhrat nga zyrat e ish-Kinostudios rrwzw Dajtit, i cili nuk i lw tw shohin mw larg se hunda e tyre. Kryelahutari 105 vjecar do ta bwnte Festivalin tw rrwzwlliste.
    Edhe njw herw turp, turp pwr fyerjen ndaj veteranit tw Festivaleve dhe duhet sa mw parw qw zonjat nw fjalw tw shkojnw nw “kullwn” e tij e t’i kwndojnw me ‘lahute’ njw NDJESW tw madhe.
    Gwzuar “Pushkwt” vraswse tw kwtyre zonjave organizatore, qw dorwzojnw ne skenwn e festivalit kupa, po nuk lwnw plakun 105-vjecar tw puthw cupa, sic thote Omer Khajami.
    Haram edhe pwr ata qw ua besuan keto poste atyre…

  • Pak i ekzagjeruar ankimi I tyre.
    Une kam qene present ne naten e fundit ne festival dhe ankimi se ” Nuk kishin marrë asnjë masë teknike duke mos vendosur as mikrofona” nuk qendron.
    E verteta eshte se per te kater personat kishte nga nje mikrofon (!),pra ishin instaluar 4 mikrofona, nderkohe qe ata pretenduan (dhe ne festival) nga nje mikrofon dhe per lahutat.

    U ankuan dhe publikisht por per mendimin tim ankimimi ne publik sikur stonoi.

    Tung

  • RESPEKTE TE PAMASE PER GJENIUN E ARTIT SHQIPTARE, PER LAHUTISTIN BRILANTE DHE ME TE MADH QE KA NJOHUR KOHA DHE JO VETEM NE SHQIPARI PO NE MBARE BOTE. MIRENJOHJE TE THELLE PER KETE BURRE TE RRALLE TE KOMBIT SHQIPTARE QE ME DASHURI E PERKUSHTIM PREJ SHQIPTARI TE VERTETE, DITI TE PERCJELLE JO VETEM VLERAT E VETES SE TIJ DHE TE FAMILJES NGA VJEN, POR ME DEDIKIM TE PA PARE FAMILJARE, ME GJUHEN E LAHUTES, ME BESEN E MALESORIT, ME SHPIRTIN E KRESHNIKUT, MUNDI TE NDEZE SINJALET E MEMORIES DHE TI FOKUSOJE ATO DREJT SE VERTESES DHE HISTORISE, DHE JO VETEM TE SHQIPTAREVE DHE SHIPARISE, POR EDHE TE BALLKANIT E EURPOPES PADYSHIM. HISTORIA E DERDHUR NE ART FLETE ME SHUME DHE ME PASTER SE POLITIKA. FOLKLORI PA DYSHIM ESHTE E DESHMITARE ME I MIRE SE HISTORIA E SHKRUAR NE LETER DHE SHUME HERE E BASARDUAR DHE TRANSFORMUAR SIPAS INTERESAVE TE NJEREZVE PA PERCEPTIME NJEREZOR E TE CILET PRODHOJNE MOSTRUOZITET E TRADHETI NDAJ VLERAVE KOMBATARE E HISTORISE, SI RASTI NE FJALE I QENDRES KULTURORE TE LEZHES APO ORGANIZATOREVE TE FESTIVALIT QE ME KOSHIENCE TE PLOTE BEJNE PABESINE E RRADHES DUKE MOHUAR VLARAT E LAHUTES SE MALESISE, KENGAN, FOLKLORIN. ARTIN DHE RRUGEN QE I KA MBAJTUR GJELLE. NE OPINIONIN TIM FESTIVALIT FOLKLORIK NUK ESHTE NJE EVENIMENT VETEM ARISTIK PASI ATY NUK VJENE INTERPRETUESI SI GJOKE NONAJ…..etj. POR ATY VJENE HISTORIA E DERDHUR NE VARGJE DHE KEJO ESHTJE AJO QE SHQIPTARET DHE BOTA KERKOJNE SOT……

    TURPI I SHPELAFTE QENDREN E “KULTURES” NE LEZHE, ORGANIZATORET E FESTIVALIT FOLKLORIK DHE MINISTREN E KULTURES PO QE QENKA NJE ELIFMATRAKE……

    PERULJE ME RESPEKT PARA GJENIUT TE LAHUTES DHE FAMILJES SE TIJ TE NDRITUR E DEDIKUAR PER SHQIPARI.

    JETE TE GJATE BACA GJEKE!
    SHPRESOJME TE TE SHOHIM TE NA PERFAQESOSHE NE NDONJE KONCERTE TE MADHE NE AMERIKEN E VERIUT.

  • Kete Diamant te malsise shqiptare kudo qe ta cosh ne bote do ta prisnin si nje mik te rralle,por ne shqiptaret e tranzitit e kemi merakun tek shalet,Vlere quajme Bleonen me Ciljeten,per to hapen (po cfare hapen!),shqyhen portat e suksesit.Po sillemi si komb karagjoz,axhami,qe sdi ku i ka vlerat.Paska kerkuar plaku 105 vjecar mikrofon per lahuten dhe nuk gjindet mikrofoni(!)Dhe kete e quani lux.Po sikur tjua kerkonte Noizi me Stresin me Tunenm me big mamen,ku do e gjinit mikrofonin?Turp per qendren kulturore lezhe,qe i ka perfshire cmira e mediokrrave qe drejtojne kete qender.

  • Po keshtu eshte kur duhet me nigju pordhet e Mark gjokes qe vjen nga mirdites e bahet stentor ne Lezhe dhe nuk e nje gjoken dhe lahuten e tij se ai don me qu gruen djalin dhe vajzen e tij se gra ata dine me ba muzike

  • Rrespekt per lahutarin 105 vjeçar , per trashigimin 600 vjeçar te lahutes se malcis nga kjo familje patriotike malesore e vendit tone , . Burra te tille qe iterpretojnë dhe ruajne kenget dhe folklorin e vjeter krenar shqiptar ju kendofte zemra brez pas brezit .

  • mos u merzit oj mixhe .Eshte koha e qenerise.Ai qe te respektonete dhe ju ngrinte ne qiell ka vdekur deri me 1985.Jete te gjate

  • Baces Gjoke Nonaj jete te gjate dhe i kendofte zemrae goja edhe shume vjetevte tjera ! Jam dakort me gjthe revolten e komentuesve ! Zj. Ministre te beje me pak shou dhe ngritje vetullash para mediave e me shume pune.!
    C’te beje Viktor Tusha i “shkrete ” ?????!!!!!! Eshte i zene me fushaten ! Do rikandidoje pale !!!
    AI – Qe ishte i kujdesshem per keto gjera i vuri krahet dheut qe me 1985 . Ai kujdesej per Demir Zykon , Dervish Shaqen me grupin kosovar te Rrashbullit , per gjithe gret folklorike e popullore qe te percillnin sa me mire sa me paster e sa me origjinal shpirtin e popullit ne kenge e ne valle . Kjo perkujdesje beri qe Shqiperia te merrte Gjerdanin e Arte ne Festivalin e Dizhonit ne France !

  • Plaku 105 Vjeçar le te marre pjese ne festivalin e 2115 tes sepse deri atehere do tja japin doren e do ti vene mikrofonin

  • Nuk vihen ne dyshim vlerat e lahutarit 105 vjecar,por nqfse ishte kaq i nevojshem, i pari qe duhet ta merrte ishte drejtori i Ansamblit te qarkut te Lezhes z.Mark Gjoka. Me sa di une Ministria e Kultures ka vene nje fond goxha te konsiderueshem ne dispozicion te kater artisteve lezhajan per te performuar perpara publikut 3(tre minuta) e cila kushtoji sa “frengu pulen”.Ky eshte vleresim dhe interesim i madh i Ministrise,per te sjelle ne kujtese e shpalosur vlerat e Lahutarit Gjok Nonaj. Te kater artistet lezhajan kane qene me nga nje mikrofon perpara, pervec 4 mikrofonave te varur mbi kokat e tyre. Kane qene te akomoduar ne nje hotel luksi dhe me dhoma teke. Me te kujdesshem duhet te ishin treguar ne skene artistet Lezhjan dhe jo te kritikonin per fonin para publikut.Ky Festival per nga ana e organizimit ka qene perfekt qe nga punetori me i thjesht i skenes deri te organizatoret e Ministrise se Kultures,aq sa me kujtoji vitin 1978.Baces i uroj jete te gjate dhe do ta ruaj foton qe kam bere me te.

  • E dhashte Zoti qe kenga mos te mungoje ne shpine tane Gjok Nonaj. Ty te knofte zemra se sa do qe keta injorante ta bllokojne zerin tend, Lahuta jote do te tingelloje ne shekuj e do te jete shembull per brezat e ardhshem. Respekte per ty i madhi GJOK NONAJ, ZOTI te dhashte shendet e jete te gjate.

  • Ne respekt te informimit publik,dhe te institucionit qe une drejtoj Pallati i Kultures “Dede Ndue Lazri” Lezhe,dua te pergezoj gazetaren Entela Resuli,per promovimin me shume profesionalizem dhe perkushtim qe permes ketij shkrimi i ben tradites dhe trashegimise folklorike te treves se Lezhes permes kater barteve me te shquar te saj lahutaret prof.Gjovalin Nonaj,Gjeto Nonaj,dhe dy unikalet e ketij zhanrri lahutaja Lumturi Nonaj me ne krye 105 vjecarin Gjok Nonaj.Saga e lahutareve te familjes Nonaj eshte gjerdani i arte i Ansamblit Folklorik te Pallatit te Kultures”Dede Ndue Lazri” Lezhe dhe ka vleresimin maksimal te institucionit tone pasi edhe ne kete Festival solli risi ne menyren e interpretimit tradicional te kenges me lahute duke dhene mrekullishte imazhin e transmetimit te saj nder breza te pasqyruar me shume profesionalizem edhe nga gazetari i mirenjohur Marin Mema ne emisionin Shqiperia tjeter-Te ruash rrenjet shqiptare ,Top Chanel,qe ju ftoj ta ndiqni ne Youtube.Ndersa per ta ditur ata qe nuk e dine,Pallati i Kultures “Dede Ndue Lazri” Lezhe ka menaxhuar Festivalin deri me daten 19.02.2015,ku pjese e tij kane qene edhe te kater lahutaret,por per arsyen se Gjovalini daten e konkurimit ishte jashte shtetit dhe Gjetos i patem ngarkuar interpretimin e kenges maje krahi, ne tregim kane qene vetem 105 vjecari Gjok Nonaj dhe Lumturie Nonaj.Pas kesaj date Festivalin e ka menaxhuar Qarku Lezhe i ngarkuar nga Ministria e Kultures,ku ky Qark mua nuk me perzgjodhi per te qene pjese e Festivalit.Por Lahutaret Gjovalin Nonaj,Gjeto Nonaj,Lumturie Nonaj dhe i arti Gjok Nonaj do te vazhdojne te mbeten pasaporta e identitetit te artit dhe kultures lezhjane,per ta kthyer kete tradite dhe trashegimi ne destinacionin me te ri te kultures shqiptare.Lahutari Gjovalin Nonaj pas Festivalit eshte pritur dhe vleresuar nga Kryetari i Bashkise Lezhe,z.Viktor Tushaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *