Dritan Prifti kallzohet penalisht për fshehjen e 4.6 milion eurove, gjatë kohës që ka qenë deputet dhe ministër.
Padia është bërë nga ana e Inspetoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.
“ILDKPKI bazuar në ligjin “për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” përfundoi kontrollin dhe rikontrollin e plotë të deklaratave të interesave private të subjektit Dritan Prifti, për funksionet ish- ministër dhe ish- deputet i Kuvendit të Shqipërisë për periudhën kohore 2003-2013, nga ku rezultuan fshehje të pasurive, deklarime të rreme, kontrata fiktive pasurish, transferta bankare të dyshimta e pa burime të ligjshme financiare dhe dyshime për pastrim parash, brenda e jashtë vendit në shumën rreth 4.600 000 euro.
ILDKPKI ka dërguar kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme për veprat penale të parashikuara nga nenet 257a/2 dhe 287 të Kodit penal, duke insistuar që hetimet paraprake të shtrihen më tej, me qëllim për të zbuluar nëse ndodhemi edhe para veprave të tjera penale”, thuhet në deklaratën e ILDKPI-së.

RROFTE FSB-JA E RUSISE DHE UDB-JA SERBE.