Ndodh në sallën e teatrit në Tiranë: Aktori ndërpret shfaqjen sepse një spektator fliste vazhdimisht në celular

redaktor

Në skenën e Teatrit Metropol në Tiranë është shfaqur sot në mbrëmje “Rikonstruksioni i çiftit”.

Shfaqja shënonte rikthimin pas shumë vitesh në skenë të aktorit të njohur Herion Mustafaraj.

Shfaqja është e zhanrit komedi, por komedia e vërtetë ndodhi në sallë.

Shfaqja është ndërprerë për shkak se njërit prej spektatorëve i binte në vijimësi celulari duke nervozuar aktorin Mustafaraj.

Herën e parë Mustafaraj ndërpreu aktrimin u kthye nga spektatori dhe pa gjatë në drejtim të tij, duke pritur derisa ai mbaroi bisedën.

Herën e dytë, Mustafaraj ka ndërprerë aktrimin dhe këtë herë i ka folur spektatorit në mënyrë të drejtpërdrejtë nga skena në sallë.

Me sa duket, të dy njiheshin, sepse fjalët e aktorit në drejtim të spektatorit ishin: “Ilir të lutem, të lutem, më lini të vazhdoj shfaqjen”

Spektatori Ilir, me sa duket i kishte lënë bisedat telefonike për ti kryer në një sallë teatri.

“Rikonstruksionin e çiftit” Mustafaraj e sillte si një vazhdim për filmin “Rikonstruksioni” ku ishte protagonist 27 vite më parë.

Publiku e mban mend edhe në rolin e Benit në filmin Beni ecën vetë / DITA

Share This Article
9 Comments
  • Ne teater behet teater ndaj mendoj qe dhe kjo qe ka ndodhur eshte thjesht teater per te fituar publicitet dhe interaktivitet qe eshte moda e fundit e te berit teater 😉

  • Nje ves i keq i “elites” shqiptare qe u duket vetja te rendesishem vetem kur jane ne komunikim te panderprere me smartphone apo tablet.
    Keta bileten per shfaqje e blejne per te dhene spektakel dhe jo per te pare spektakel.

    Sa shume ka ndryshuar Herioni nga koha e Institutit te Larte te Arteve ku bashke me Enea Zhegun nuk linin dy gure bashke.

  • Kjo gje ka ndodhur per dy arsye.E para niveli I artistik I Teatrit eshte per the ardhur keq.E dyta neglizhenca e drejtuesve the Teatrit. Kur fillon shfaqja cel+tableta nuk duhet te funksionojne,nuk duhet the kete vale.

  • Niveli eshte per ata qe ndjejne theatrin,ku shikuesi behet njesh me rolin,interpretimin e fjalen e aktorit dhe ne momente kulminante shperthen me durtrokitje, kjo tregon kulture dhe njekohesisht i jep force aktorit per vleren e treguar.
    e verteta eshte se ca vine ne theater dhe nuk e dine pse kane ardhur,ju duket vetja ne nje kafe ku flasin,cojne mesazhe e celulari nuk mbyllet….
    kultura fillon qe ne respektin e cfaqjes,duke e fikur cel……..dhe i le te tjeret ta shijojne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *