Kur sistemit i erdh’ fundi,
u ngre “ajka” nga katundi.
Plakut që iu morën këmbët,
i dhanë duart, i thyn’ dhëmbët.
Çorrën bythën lukunia,
urra- Rroftë “demokracia”.
Dhe prej tyre doli “ajka”,
e u mbush vendi me bajga.
Perëndia ç’fat na solli,
zbriti një nga Viçidoli…
Njerëzit hanë veten përditë,
I kërkojnë “ajkës” tapitë.
30 vjet në sherr për tokën,
Kanë lën’ lesht, e kan’ lën kokën.
Lamë shtëpit’ e fshatin shkretë,
Dhjemë qytetet, për ibret.
Mori frerët harbutria,
Të merr erzin lukunia…
Dje të gjithë ishin ushtar,
Sot gjithë “populli shkollar”
Seç ka plas “doktoratura”,
tema është si bëhet… shurra!
Vargje nga emaili: [email protected]

E mrekullueshme Arben. Vazhdo mik i madh i yni.
po po tamam keshtu eshte i ke rene hakut
bejte shume e goditur.