Banka Botërore miraton programin e ri 5 vjecar 2015-2019 me Shqipërinë, Kuadri i Partneritetit, i cili parashikon një hua deri në 1.2 miliard dollarë për të mbështetur synimet e vendit për arritjen e një rritjeje të ekuilibruar dhe për integrimin europian.
“Bordi i Drejtorëve ekzekutivë, mirëpriti përparimet e fundit në zbatimin e refromave makro-fiskale dhe strukturore, ndërsa konstatoi vendosmërinë e fortë të qeverisë ndaj këtyre reformave të pritura prej kohësh” shkruan Zëri i Amerikës.
Programi i ri është në linjë me objektivin e dyfishtë të Bankës Botërore për uljen e varfërisë dhe rritjen e shpërndarë të begatisë.
“Banka do të rrisë dhe do të thellojë mbështetjen e saj ndaj reformave në Shqipëri që kanë për qëllim qëndrueshmërinë makrofinanciare, nxitjen e rritjes së sektorit privat dhe krijimin e një qeverisjeje të përgjegjshme. Rruga e ndjekur për reformat dhe rezultatet inkurajuese përbëjnë shtysën për rritjen e nivelit të mbështetjes së Bankës Botërore për vendin”, nënvizon një deklaratë e Bankës.
“Shqipëria ka një mundësi historike për t’u ndarë nga e shkuara dhe të përshpejtojë ecjen e saj drejt begatisë dhe integrimit europian. Kuadri i ri i Partneritetit me Shqipërinë i përgjigjet kësaj mundësie dhe mbështet përparësitë e vendit”, tha Ellen Goldstein, drejtoreshë e Bankës Botërore për Europën Juglindore, duke shtuar se “ne urojmë që të vazhdojë ecuria e reformave dhe zbatimi efektiv i tyre, në mënyrë që të arrihen rezultat në të mirë të qytetarëve shqiptarë”.
Programi i ri mbështet tre fusha. E para ka të bëjë me qëndrueshmërinë fiskale dhe stabilitetin financiar, për të cilën Banka do të mbështesë masat për përmirësimin e konsolidimit fiskal, forcimin e menaxhimit të investimeve publike në sektorin e Transportit, dhe përmirësimin e stabilitetit financiar.
Fusha e dytë është ajo e nxitjes së rritjes së sektorit privat, për të cilën Banka Botërore do të ofrojë mbështetje për rritjen e konkurrencës dhe krijimin e vendeve të punës, dhe për reduktimin e pengesave në klimën e biznesin dhe te boshllëqeve infrastrukturore, sic janë kryesisht ato në sektorin e energjisë.
Fusha e tretë ka të bëjë me forcimin e menaxhimit të sektorit publik dhe të shërbimeve. Mbështetja e Bankës Botërore synon krijimin e besimit të qytetarëve te qeverisja, forcimin e shërbimeve dhe të ofrimit të tyre si dhe aksesin ndaj shërbimeve më të nevojshme.
“IFC-ja do të mbështesë sektorët strategjikë në Shqipëri, si infrastruktura dhe energjia, përmes Partneritetit Publik Privat në shërbimet e konsulencës dhe investimeve, do të ndihmojë forcimin e mbështetjes së sektorit bankar nga Ndërmarrjeve të vogla e të mesme dhe industrive të orientuara drejt eksporteve, si dhe të do të ndihmojë në përmirësimin e klimës së investimeve për tërheqjen e investimeve të huaja direkte”, shpjegoi Tomasz Telma, drejtor i IFC-së për Europës dhe Azinë Qëndrore.
Aktualisht Banka Botërore ka në zbatim në Shqipëri tetë projekte me një vlerë të përgjithshme prej 512 milion dollarësh.

RROFTE BORXHI.
KESHTU E FILLOI EDHE GREQIA KETE MUHABET, SI ME SHAKA.
Me borxh dine te qeverisin te gjthe. Edhe te pashkollet, edhe injorantet edhe hajdutet. Po tragjikja ndodh kur kete borxh e konsiderojne si pozitiv vetem sepse do i lejoje te mbajne pushtetin dhe ca vite me shume. Shkerdhatokraci shqiptare.
sa frike qe kame se keto para kalojne nga turku sebi greku dhe poshtersia italiane dhe prape ne ku ishe ku vajte me keq se c jemi hahahahha
ky eshte nokaudi i fundit i shtetit shqiptar dhe mbas 4 vjetesh ne jemi me keq se Greqia sot, rrot klasa jone antishqiptare dhe tradhetare, mjer ai popull qe u beson pushtetin!!!