I nderuar lexues! Mbrojtja e Ulqinit (1880) ishte veprimi i tretë dhe i fundit që u bë nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit kundër cenimit të tërësisë territoriale të Shqipërisë në dobi të Malit të Zi, dhe me pëlqimin e Portës së Lartë. U përgatit dhe u organizua nga degët e Lidhjes Shqiptare të Ulqinit dhe Shkodrës. Morën pjesë vullnetarë shqiptarë nga sanxhaqe të Shqipërisë. Kundër forcave shqiptare që mbronin qytetin e Ulqinit, që përbëheshin prej rreth 3.000 vetash, u hodhën forcat e Malit të Zi dhe të Perandorisë Osmane, prej mbi 30.000 ushtarë dhe oficerë. Luftime të rëndësishme u zhvilluan më 22 tetor para Klesnjës dhe Shkallës së Mushkut në lindje të Ulqinit. Pas disa orë luftimesh vullnetarët shqiptarë u thyen dhe u detyruan të tërhiqen. Si rrjedhojë, më 23 tetor Ulqini ra në duart e forcave malazeze.
