Deputetja e Parlamentit Evropian dhe anëtare e partisë CDU, Doris Pack, duke folur për Shërbimin për Ballkanin të Radios Evropa e Lirë, thekson se nuk duhet të anashkalohet problemi i definimit të saktë të kufijve të Serbisë dhe numrit të qytetarëve të saj, gjë që është çështje e patejkalueshme për shtetet që mëtojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. “Të gjithë e dinë se deri në momentin kur Serbia do të hyjë në Bashkimin Evropian, çështja e marrëdhënieve me fqinjët duhet të zgjidhet. Kështu që, jam e bindur që do të nevojitet ndryshimi i sërishëm i Kushtetutës së Serbisë, në qoftë se kjo nuk ndodhë tash”, ka thënë ajo. “Në fakt, ky është moment i mirë për të eliminuar preambulën, por kam përshtypjen se kjo do të ishte e parakohshme, për shkak se politikanët nuk i kanë përgatitur qytetarët. Është përsëritur shumë herë dhe tone të tilla po dëgjohen edhe nga burrështetasit e huaj, se çështja me preambulën, duhet të pastrohet, gjë që nënkupton edhe një ndryshim të Kushtetutës”, ka thënë Pack.
Siç ka thënë ajo, ende nuk ka ardhur momenti i hyrjes së Serbisë në Bashkimin Evropian, por, sipas saj, çështja e heqjes së preambulës do të aktualizohet përsëri në fund të procesit të negociatave me Bashkimin Evropian dhe autoritetet serbe do të duhet të ballafaqohen me këtë çështje.
Ajo ka shtuar se Bashkimi Evropian nuk mund të pranojë një shtet, kufijtë e të cilit nuk janë të përcaktuar në mënyrë precize.

KETO JANE FJALE TE NJE MIKU TE SHQIPETAREVE.
Ore po ku e thote kte, se na cmenet! Ajo nuk e permend hic fjalen Kosove.
I mjeri shtyp shqiptar,cdo gazete,citon fjalet e nje sharabajke,qe nuk eshte askushi.
Ethote si duhet ajo, ethote me vote.
Respect
E`lexova komentin apo shkrimin,por kerkundi nuk e lexova pasusin e kryartikullit,KU THUHAT SE ZONJA PACK,PASKA THENE SE KOSOVA ESHTE SHQIPRI!!
Mos ja futni kot,ajo thonte vetem qe serbia te ndryshoi preambulen per kosovenpra ne kushtetut serbia kosoven e njeh si teritor te serbis,me emrin kosov dhe metohi.
Pra,ju lutem dita mos beni gabime te tilla,se nuk ju ngjane.
Ku,eshte ajo e mir dhe sihariq qe jo vetem gjermania por e gjith evropa plak,te ndreq gabimin fatkeq qe jua bene shqiptarve qe nga kongresi i berlinit e deri te konferenca e me tragjike e ambasadorve ne londer,pra nae kan borxh dhe dote ishte ne nderin e tyre qe te ndreqin gabimin e tyre,dhe tju lejojn shqiptarve te jetoin ne trojet e tyre te lir e te bashkuar.
edhe shqupi eshte tropoje apo moj pakoja e sales