Ilir Meta takohet me kryeparlamentarin turk Cemil Çiçek

Dita

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë Cemil Çiçek i cili gjendet në Tiranë në kuadër të Sesionit të Dytë të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Meta e falenderoi Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë Çiçek për pjesëmarrjen në Asamblenë Parlamentare të SEECP si dhe për mbështetjen e fuqishme që Turqia i ka dhënë funksionimit të Asamblesë Parlamentare.  Meta duke vlerësuar marrëdhëniet e ngushta vëllazërore që ekzistojnë mes dy vendeve theksoi se bashkëpunimi mes dy parlamenteve duhet përqendruar në mbështetjen e punës së dy qeverive respektive për shumëfishimin e kontakteve dhe shkëmbimeve të gjithanshme bilaterale, veçanërisht shkëmbimeve ekonomike e tregtare.

Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë Cemil Çiçek shprehu kënaqësinë e pjesëmarrjes në Asamblenë Parlamentare të SEECP dhe vlerësoi angazhimin e Kryesisë Shqiptare gjatë vitit të kaluar të kësaj nisme të rëndësishme rajonale.  Duke vlerësuar maksimalisht bashkëpunimin ndërparlamentar dhe marrëdhëniet e ngushta mes Turqisë dhe Shqipërisë, Çiçek shprehu dëshirën për një vizitë zyrtare të z. Meta në Turqi, ftesë e cila u mirëprit me kënaqësi.

Share This Article
4 Comments
  • O ti mark mblidhe mendjen e nderroje temen se u bere bajat. Ne cdo lloj artikulli vetem komentare fetare ben. Sikur te kishte ndonje organizate te krishtere analoge me IS, ty do te te kishte si zedhenes. Dhe meso drejtshkrim!

  • ne vend te humorit
    miku i tha kryeparlamentarit ……
    Jane pasuruar shume deputetet ne keto vjet te tranzicionit…si nga opzita dhe pozita meqenese ka edhe ndonje politikan qe ka akoma kredi per te shlyer ne banke.
    une jo, edi ka
    por ne mendojme per popullin, sa me te pasur jemi ne aq me i pasuroivarfero eshte populli.
    po marrim masa zbusim varferine,
    miratuam pensionet tona,te deputeteve 80.000lek deri 120.000 leke.
    populli e ka 20.000-30.000 leke,kaq kemi fuqi se po bejme reformen epensioneve
    do ju japim blloqe falas seopzita i shiste te shitesat ku populli merr me list ushqimet.
    ja ulem shpenzimet me 50lek ne muaj.
    dhe dixhitalbi po ben oferten per pagese me keste dhe shikojme qe ju be qejfi edhe prinderve te Ermalit qe qan tani me lot gezimi,,,,,,,,,,,,,,,,se po ndihmohen fukarenjt

    se ceshte e verteta populli eshte varferuar,megjithese kapem hajdutin e B.SH,dhe ate ish deputeti tim ,per 4 milion euro qe nuk deklaron.
    ka shum dhe po i gjobisim me pak fillimisht.
    filluam dekriminalizimin.
    po asnje lek nuk ju sekuestrojme dot……i kane len bixhoz 713 milion i vuri ne llote per koeficentin 5 = 3.565.000 = i humbi

  • mardhanje te mira me turqine kjo duhet te jete politika ,mardhanje te mira me greqine kjo duhet te jete politika ,mardhanje shum te mira me italin,mardhanje korrekte vigjilente me interes reciprok me Serbine ,mardhanje te perhershme me SH.B.A ,vigjilence ndaj rusise .Mbeshtetje madhore gjermanise ,frances,britanise,mardhanje ekonomike me kinen lufte pa kompromis xhihadizmit dhe krimit Brenda shqiprise.Mbeshtetje madhore kosoves .NE rende te dites forcimi dhe reforma ne drejtesi (prokurori dhe gjykata)Ndihme dhe forcimi I policise se shtetit shqiptar .kjo mendoi se duhet te jete manuali I atdhedashurise.Jo dengat dhe shkopijte nen rrota qe pengon Saliu.DHe qarqe raksionar kunder shqiprise.~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~##

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *