Akuzat, Yanis Varufakis regjistron bisedat e eurogrupit

Ornela

Një polemikë e re është ngritur rreth figurës së ministrit grek të Financave, Yanis Varufakis pasi një artikull i “The New York Times”, publikoi se ministri zotëronte video të takimeve me homologët e tij europianë në Eurogrupin e Rigës të muajit prill.

Në një intervistë të gjatë të ministrit, të publikuar të mërkurën, e përditshmja njujorkeze i kujton atij eurogrupin e 24 prillit në kryeqytetin e Letonisë, kur Varufakis në përfundim të mbledhjes, shkoi të darkojë vetëm dhe publikoi në profilin e tij në Twitter, një status kontrovers ku i jepte mirëseardhjen urrejtjes së homologëve të tij.

Në ato debate disa media arritën në konkluzionin se Varufakis ishte fyer nga kolegët e tij, të cilët kanë një stil krejtësisht të ndryshëm nga i tiji. Deklarata e Varufakisit për gazetarin se posedon një video të takimit, është bërë në momentin kur u mundua të përgënjeshtronte “kacafytjet” e Rigës.

Ministri pohoi se ky informacion është fals, por nuk mund t’ia vërtetonte atij sepse “ka regjistruar takimin, por nuk mund ta publikojë për motive konfidencialiteti”.

Sido që të jetë, disa media në Greqi dhe vende të tjera, kanë kapur këtë frazë dhe menjëherë kanë nisur kritikat ndaj tij. Partia e qendrës së majtë Pasok, pohoi se “Zoti Varufakis ka kaluar limitet e mendjelehtësisë dhe papërgjegjshmërisë politike”.

Ndërkohë lideri i partisë së qendrës “To Potami”, Stavros Theodorakis, theksoi se “ajo që Greqia ka fituar deri tani ka qenë falë aleancave. Greqia nuk do të fitojë asgjë duke regjistruar bisedat me homologët”. “Do të ishte e papranueshme nëse do ta kishte bërë”, tha zëvendës presidenti i Parlamentit grek, Alexis Mitropulos, për televizionin grek. Në Bruksel një zëdhënës i Komisionit Europian pohoi se kreu i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, ka nënvizuar rëndësinë që takimet e ministrave të Financave të eurozonës të kenë konfidenciale. “Kemi besimin se çdo i pranishëm në takime të respektojë atë konfidencialitet”, shtoi zëdhënësi.

Të gjitha këto polemika bënë që Varufakis të bëjë një komunikatë publike në lidhje me çështjen. “Respekti im për konfidencialitetin e takimeve me kolegët, homologët, institucionet është shembullor dhe mendoj se të gjithë kanë mundur ta vërtetojnë”.

Megjithatë pak më pas tha gjatë një seminari se është i kënaqur që disa persona kanë frikë se mos dalë në dritë ajo që kanë thënë gjatë takimit informal të eurogrupit më 24 prill në qytetin e Letonisë.

Sidoqoftë ministri grek nuk ka shkelur rregullat e Eurogrupit. Rregullorja nuk i ndalon pjesëmarrësit në mënyrë eksplicite që të regjistrojnë bisedat, gjithmonë nëse përmbajtjet e tyre nuk publikohen. /DITA

Share This Article
2 Comments
  • Kur greqia dhe Italia kishin monedhat Sovrane .
    Ne 1993 behet zhvlersimi i Lires , per shkak te Turbullirave te SME
    [SISTEMI MONETAR EUROPIAN ]

    Avantazhi i lires mbas zhvlersimit .
    Nje kontibut deçiziv per Punesimin .
    Asnjeher me pare Italia nuk kishte qene me mire .
    Peshorja Tregtare me shtetet Exstra CEE
    Ne korrik aktivon 3.936 MILIARD ,
    Ne 7 muaj fiton 12 mij Miliard
    Me USA 31%
    MW kinen 138 %

    Nderkohe ne Gjermani

    Krize pa fund
    Lokomotiva e EUROPES ne reçesionin
    me te keq ne 20 Vitet e fundit
    Gjermania KURRE kaq poshte .
    Ne tre mujorin e pare Prodhimi i brendshem Lord ra me 3,2 %
    pra 350.000 me pak te zene me pune ,
    Bien investimet ,
    Bundesbanku ngelet Jo fleksinel
    dhe nuk munde te ule koston e punes
    Marka Humbet ” terren ”

    Por kjo ndodhte para Disastros se Euros .
    Gjermania dhe Franca kishin projektuar
    shkaterimin e shteteve te Industrializuara te Europes se Jugut
    me Adoptimin e Euros .
    ne veçanti Italia , sepse Ishte Piccola Media Impresa italiane
    qe Mbyste ate Gjermane ,
    deri ne ate Pike
    sa ne Vitin 2000 perpara euros
    Italia ishte nje nga Prodhuesit me te medhenje
    Dhe gjermania e Fundit .

    kjo quhet spirale e Deflacionit ekonomik e detyruar .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *