Veliaj: Shërbim 24 orë për qytetarët e Tiranës

Dita

Kandidati i PS, Erjon Veliaj ka zhvilluar paraditen e së shtunës dëgjesën e radhës me qytetarët e Tiranës.

Në fjalën e tij, Veliaj ka premtuar shërbim 24 orë për banorët e kryeqytetit, të cilët sipas tij janë lënë në harresë nga kryetari aktual i bashkisë.

“Nëse qyteti vuan 24 orë, atëherë duhet të ketë shërbim 24 orë. Bashkia duhet të punojë me 3 turne, por sot s’punohet me as edhe një turn. Sot kryetar i Bashkisë së Tiranës është kryetari i PD, që rend pas partisë. Zgjedhjet e vitit 2013, kur qytetarët votuan Rilindjen, treguan se njerëzit janë më inteligjentë nga sa mendojnë këta. Sot, kryetari i një njësie kandidon si i pavarur sepse thotë se, kryetari i bashkisë i mbylli derën. Ç’na duhet një kryetar bashkie që mbyll derën, shkon në Holandë dhe viziton Tiranën si turist?! Cilësia e punës sonë është ndryshe nga puna e tyre, ne ecim 10 herë më shpejt se ata”, ka thënë Veliaj.

Më pas, kandidati i majtë ka shpërndarë çertifikata të legalizimeve për banorët e disa njësive bashkiake të pranishëm në këtë takim, një tregues ky i punës së mirë që sipas tij ka bërë ALUIZNI nën drejtimin e Artan Lames e që bën diferencën mes të majtëve dhe të djathtëve.

Share This Article
19 Comments
  • Na duhet ne menyre imediate nje kryebashkiak ne krye te detyre sepse ai i kaluari la anm , e vetmja gje qe beri ishet te brickulliste e te fliste si e ema e zeqos ne maje te thanes. nuk i pame asgje te mire , nuk beri asnje pune per ti sherbyer qytetareve

    • Po si nuk i erdhi turp ketij lulit per kater vite fjeti si ari polar e tani thua mbajta premtimet ,ci di njerzit ti mo aman budallenj. i ngaterron me vete basha efendi . se ka ardh momenti qe tirana te vihet ne pune bioll me u tallen pa u bera asgje per asnje

      • kemi besim qe do besh dicka per kete qytet te lene ne harrese, nje qyete i cili eshte kryqendra e vendit zoteria qe eshte ne ikje e kishte mendje te benet tripe ne holande e te merrej te llapte te shqupi

        • Tiranes i duhet nje njeri serioz dhe energjik i vendosur per ta cuar para kete qytet qe ka ca vite te mira qe rri e fle gjume ashtu i piset e i parregullt

          • Erion Velij eshet zgjedhja me e mire qe ka tirana ne keto zgjedhje , i vetmi i cili mund ta coje ne drejtimin e duhur kete qytet qe per kater vite ishte jo vetem ne kunderavajtje po e kishte te drejtuar shigjeten vetem nga shqupi

          • Legalizimet jane mbajtur peng per vite me radhe, nuk kane dashur t’i bejne, se ishin per premtimet e radhes elektorale, e nderkohe, jane legalizuar pallate e saraje ne bregdet, hotele e motele, biznese te cilat jane komplet ne kundershti me infrastrukturen. Por, me ne fund duket qe ky problem po merr zgjidhje dhe nuk po zvarritet per tu premtuar serish per zgjedhjet e radhes.

          • Veliaj eshte nje njeri serioz sepse kete e ka treguar ne krye te ministris se mirqenies dhe rinise. Ne nuk kerkojme ndonje gje te madh thjesht kerkojme nje njeri qe te na degjoje hallet tona dhe te merret me zgjidhjen e tyre.

          • Erjon me kenaqesine me te madhe po te them se mezi po e presim ate 21 qershor sepse je i vetmi kandidat qe ia vlen te votohet.

      • Nje nder arsyet pse duhet kandidat i majte ne krye te bashkise, eshte per bashkepunimin e nevojshem mes pushtetit lokal dhe qendror, per nxitjen e metejshme te zhvillimit urban. Nderkohe te djathtet, per interesa politike, gjithmone jane bere dhe do te behen pengese e zhvillimin te vendit. Sa here jane ftuar ne tryeza per reformat e medha dhe gjithmone kane refuzuar dhe jane perpjekur te destabilizojne.

      • eshte i zoti kandidati erion veliaj do beje nje pune shume te mire duke i rikthyer dinjitetin tiranes si dhe duke i dhene transformimin qe meriton, fitore erion

    • shikoni se ku eshte katandisur bashkia tiranes qe e la luli per faqe te zeze,pra ne vitin 2015 ku planet per nje bashki duhet te ishin te tjera ,na detyriohet qe te behet nje plan emergjence me kapaket e pusetave dhe dritat ne rruge dhe qente naten ne rruge,pra kjo gje me ben te mendoj qe jem i ne parisin e 1921 dhe ne londren e 1889

    • na duhet nje kryetar bashkie qe te hartoje plane emergjence,kjo eshte gjendja ku e lane keta tiranen.kemi besim ne vizionet e tij dhe energjite e erjonit.

    • nese e fiton kam besim ne perkushtimin zotit veliaj ne perkushtimin e tij ne lidhje me punet e komunitetit duke bere gjithmone maksimumin

    • tirana ka nevoje per nje kryetar te perkushtuar ndaj puneve te kryeqytetit ndaj shqetesimeve qe ndajne qytetaret duke u dhene zgjidhje probleme primare problemeve per nje kryeqytet me te mire dhe me afer standarteve perendimore

  • Bravo z.Veliaj sepse une si nje qytetare i vjeter i kryeqytetit kam pare qe sherbimi non stop per qytetaret ka munguar dhe kjo eshte nje nga pikat ku ka nevoje qyteti jone , pas 21 qershorit te vije dita qe qytetaret te ndihen te vlersuar dhe per me teper te mbrojtur ne qytetin e tyre.

  • Duhet Erjoni qe te hedhi drite ne hijen e Bashes qe ka mbuluar Tiranen. Basha e ka lene mbrapa kete qytet erdhi koha qe Tirana te shkoj ne drejtimin e duhur. Suksese Erjon..

  • ti je drejtmi i duhur per tiranen. ka kater vjet bashkia e tiranes me ne krye bashen qe eshte lene ne meshire te fatit, i la pa mbeshtetje ytetaret e vet. nga nje institucion per qetetaret e tiranes eshte kthyer ne nje kolltuk vetem [per bashen. ne 21 qeshor tiransit do ja tregojne vendin bashes dhe mashtrimeve te tij

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *