Voltana Ademi i jep pronat për zyra LSI-së

Dita

Kandidatja e PD-së për Bashkinë Shkodër, Voltana Ademi i ka dhënë në përdorim si zyrë elektorale një pronë të saj Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ky lajm i pazakontë është transmetuar nga persona, të cilët janë pjesë e LSI-së në Shkodër.

Ademi, kandidate e PD-së në kryeqendrën e Veriut, mësohet ti ketë dhënë LSI-së një zyrë në katin e tretë të një godine në pronësi të familjes së saj, raporton JavaNews.

Nga LSI-ja e Shkodrës kanë komunikuar se Ademi ka pranuar që pronën e familjes së saj ta japë për zyrat e partisë së tyre, duke thënë se “mesa duket Ademit i pëlqen Lëvizja Socialiste për Integrim”.

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *