BSH, masa për të nxitur kreditimin e ekonomisë

anazapta

Banka e Shqipërisë harton një paketë masash që kanë për qëllim gjallërimin e kreditimit të ekonomisë dhe stabilitet afatgjatë makroekonomik.

Guvernatori i BSH, Ardian Fullani, tha se kjo paketë mbështetet në tri shtylla kryesore: anën ligjore të fokusuar kryesisht në ekzekutimin e kolateralit, masa të rëndësishme të politikës monetare për ta bërë atë sa më efektive dhe shtylla e makroprudencës.

“Masat që do të ndërmerren nga Banka e Shqipërisë synojnë forcimin e bashkëpunimit mes bankave dhe biznesit, ndërkohë që miratimi i ndryshimeve ligjore për ekzekutimin e kolateralit do të çlirojë kreditimin për biznesin, faktor i zhvillimit ekonomik”, tha Fullani sot gjatë forumit me temë “Kreditimi i ekonomisë dhe shëndeti afatgjatë i sistemit bankar”.

 

 

Share This Article
1 Comment
  • o gazeta ky “lajmi” me kete hajdutin e pulave u be boze prandaj hiqeni sa na lodhi syte kjo fytyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *