Instituti “Nobel” në Oslo ka njoftuar se një numër rekord prej 259 kandidatësh janë në garë për çmimin Nobel për Paqe në vitin 2013, po ashtu Instituti “Nobel” ka njoftuar se në mesin e kandidatëve është edhe ish-presidentit i Amerikës, Bill Klinton.
Drejtori i Institutit Nobel, Geir Lundestad, theksoi se tendenca që pothuajse çdo vit të ketë një numër më të madh të kandidatëve, dëshmon për atë se çfarë interesi mbretëron në botë për këtë çmim, duke shtuar se për çmimin që do të ndahet në tetor kanë kandiduar 209 individë dhe 50 organizata.
Lista e kandidatëve për çmimin “Nobel” mbahet e fshehtë, por propozuesit kanë të drejtë të publikojnë emrin e kandidatëve të tyre.
Këtë vit në mesin e kandidatëve më të njohur janë adoleshentja nga Pakistani, Malala, organizatat evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ish-presidenti i SHBA-së, Bill Klinton dhe udhëheqësi i Burmës, Tein Sein.

I am very glad that Mr. Bill Clinton will make price Nobel. For Albania He is Hero.