Dhunohet berberi që refuzoi t’i jepte dorën deputetit turk

Dita

Një tregtar dyshohet se u rrah nga mbështetësit e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, pasi ai refuzoi të shtrëngonte duart me një deputet të partisë në pushtet, i cili shkoi te bisedonte me tregtarët në lagjen Beyoglu të premten.

Sipas agjencisë së lajmeve “Dogan”, deputeti Hüseyin Burge, donte të takonte berberin Mustafa Genc, por ky i fundit refuzoi. Ndërsa deputeti vazhdoi vizitat e tij pas incidentit, një grup njerëzish të cilët e shoqëronin atë, hynë në dyqanin e tij dhe filluan të grindeshin me berberin. Pas një konflikti verbal, tre persona sulmuan Gencin, duke e goditur atë.

Të tre personat agresorë thuhet se lanë ndërtesën dhe përsëri iu bashkuan deputetit Burge. Sulmi u regjistrua edhe nga kamerat e sigurisë në këtë zonë. Berberi tha se permes raportit mjekësor që konfirmon se ai është rrahur, do të ndërmarrë veprime ligjore kundër autorëve.

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *