Mbesa me pamje “ëngjëllore” që dyshohet se vrau gjyshen në Shkodër

redaktor

Vajza në foto është bashkë autore e vrasjes së gjyshes së saj, vrasje e ndodhur në Shkodër dhe e zbardhur të shtunë  nga policia. Ajo quhet Xhoana Hila dhe është 32 vjeç e cila së bashku me të dashurin e saj 27-vjeçarin Erando Qatipi, ndodhen pas hekurave.

Të dy akuzohen se kanë vrarë dhe më pas vjedhur bizhuteritë e gjyshes së 32 vjeçares. Në Prokurori Xhoana Hila ka rrëfyer se krimin e ka kryer i dashuri i saj.

Sipas saj, ata kanë qenë duke vjedhur bizhuteritë në shtëpinë e gjyshes së vet në Shkodër, por janë vënë re nga kjo e fundit. Për këtë arsye, 32-vjeçarja thotë se i dashuri i saj e mbyti atë me jastëk.

Por, ky i fundit nuk e ka pranuar krimin dhe për momentin ende nuk dihet saktësisht si është kryer vrasja.

Ka qenë një prej djemve të viktimës, që ka vënë re se në shtëpi mungonin disa bizhuteri, që bëri që policia të niste hetimet për ngjarjen e ndodhur rreth një vit më parë.

Share This Article
8 Comments
  • C’ ben ndjenja e “thelle” e pasurise se sotme?! Fatkeqesi per individin,familjen e shoqerine tone !

  • Kjo tregon punen e dobet te policise dhe prokurorise shqiptare , qe e shikojne individin ne kete shtet thjesht si nje viktime qe duhet vjedhur dhe grabitur ashtu sic ben poltika !

    Do te thoni juve se cfare lidhje kane policija dhe prokuroria ? Ne rast se keto organe (gjenitale do t’i quaja) , do te kishin kryer punen e tyre nje vit me pare , nuk do te kishin mberritur ketu sot , pas nje viti te diskutojne vrasjen e plakes se gjore !
    Autopsia e nje personi te asfiksuar apo mbytur , e nxjerr nese ky person ka vdekur nga dhuna ose jo , pasi mbytja shoqerohet me shenja qe le ne mushkeria dhe ne zemer ! Shenja qe jane vetem te mbytjes .

    Pra po te kishte hetuar policia apo prokuroria , per vdekjen e plakes , do ta ksihin marre vesh qe diten e vdekjes se ajo ishte mbytur me dhune !

    Por ne Shqiperi as ka shtet dhe ne kete lloj kolonie qe eshte kthyer , shpresat jane te pakta se nje dite do te kete shtet qe punon per shtetasit e vet !

  • po kjo qenka goxha gomare 32 vjece ……..asnje altrenative tjeter …o ta varni ,o burgim te perjetshem ….E para sepse njerriu po nuk u poq deri ne kete moshe do ngelet ter jeten kungull .e dyta ajo ka gjak te helmuar me krimin ..e pamundur qe nje njeri i sakte te vras gjjyshen ..dhe e treta eshte nje kurve ordinere qe vret dhe njerez ..per te plotesuar deshirat enje trapi .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *