Vajza në këtë foto quhet Vicky Lorimer, është 34 vjeç, angleze dhe pëlqen të shkojë me pushime në vende ekzotike dhe të bëjë banja të gjata në diell.
Lëkurën e mbron gjithnjë më krem mbrojtës, por syze dielli nuk ka vendosur kurrë, që kur ka qenë e vogël. Për këtë arsye Vicky lufton kundër një tumori që rrezikon ta bëjë të verbër.
Të paktën ajo është e bindur se fakti që nuk ka vendosur kurrë syze anti UV i ka shkaktuar tumor. Pas pak Vicky do t’i nënshtrohet një operacioni për të shpëtuar nga verbëria dhe frika është e madhe.
“Nëna ime thotë se edhe kur isha e vogël refuzoja t’i vendosja dhe tani që jam rritur preferoj t’i mbaj në kokë për të mbajtur flokët dhe jo për të mbrojtur sytë. Nuk e kam idenë se si është e mundur që rrezet UV dëmtojnë kaq shumë sytë nëse nuk vendos syze për ato pak javë me diell gjatë gjithë vitit”, shprehet ajo. /DITA

