Stadiumi i Flamurtarit me mbulesë të njëjtë me atë të “Allianz Arena”-s

redaktor

Në intervistën e tij në “Procesin Sportiv”, administratori i klubit të Flamurtarit, Sinan Idrizi foli edhe për infrastrukturën dhe projektin për stadiumin e ri.

Ajo që bie në sy për mirë te kjo skuadër, mes rezultateve dhe paraqitjeve zhgënjyese, është rikonstruktimi i tribunës qendrore. Një investim që stopoi me miratimin dhe investimin e vënies në jetë të projektit madhor për stadiumin e ri.

“Më tepër se impenjimi i qeverisë aktuale në projektin “Vlora Sport”, kemi marrë vendimin në ndërtimin e stadiumit të ri. Pa dashur të bëjmë reklamë dhe detaje. Ne nuk do të jemi si ata që mbajnë përgjegjësi prej 10 apo 15 vjetësh se do të ndërtonin stadiumin “Qemal Stafa” dhe e kanë ndërtuar në letër dhe makete. Do të kemi dy veçori të këtij stadiumi. Ai do të jetë në një pyll vertikal, me një mbulesë të tipit ETFE, e njëjta me atë të “Allianz Arena”-s”, shprehet Idrizi.

Megjithatë grupi shqiptaro-turk që ka marrë përsipër projektin “Vlora Sport”, veç infrastrukturës ka synimin e tij për një tjetër mënyrë funksionimi të sportit, vazhdimësinë e mbështetjes.

Vazhdimësinë e këtij projekti e konfirmon edhe një nga drejtuesit e këtij grupi, zoti Murat Ersoy.

“Ne do të vazhdojmë ta mbështesim skuadrën. Investimet tona do të vazhdojnë të vijojnë edhe më shumë dhe besoj se do të jemi të suksesshëm”, u shpreh Ersoy, presidenti i “Atlas Jet”.

Ndërkohë, aksionarja tjetër e grupit shqiptaro-turk, Nerve Korkmaz, theksoi gjithashtu mbështetjen dhe vazhdimësinë e investimeve.

“Gabuam në investimin njerëzor, te lojtarët. Falenderojmë tifozët që na qëndruan pranë. Ne nuk lëkundemi në rrugën tonë, do të vazhdojmë deri në fund”, tha Korkmaz.

Ndryshe nga viti i shkuar, drejtuesit e Flamurtarit po mendojnë për ristrukturimin e të rinjve dhe skuadrave zinxhir të klubit.

“Problemi jonë më i thjesht është, që unë me të vërtetë dua të ngre zërin, është tallja që ne bëjmë me grup-moshat. Kjo është fatkeqësi, të paktën për Vlorën, ku janë rreth 1000 fëmijë që stërviten në klube të ndryshme. Me apo pa vetëdije ne u djegim jetën këtyre fëmijëve me idenë se do t’i bëjmë profesionistë në futboll dhe në fund fare nuk prodhojmë, ky është problemi ynë”, u shpreh Idrizi./tch

Share This Article
9 Comments
  • Megjithese nuk jam nje dashamires i ketij ekipi, do doja qe ta shihja sa me pare te ndertuar stadiumin e ketij qyteti, e jo ta pesoje si Qemal Stafa, per te cilin ka kaq kohe qe degjojme thjeshte dengla, por jo te niset puna per ta rindertuar ose te ndertohej nje stadium mbarekombetar, i cili do rriste dhe nivelin e futbollit e do na shtonte krenarine si komb!

    • Flamurtari ka problem kryesor ket president. Se ky esht nje tip mixguni qe ju nxin jeten lojtareve kur ndahen rogat
      ,ndaj edhe gjithe lojtaret e mire ikin nga Flamurtari,qe kur ka ardh ky president
      Ndaj duhet qe biznesmenet turk te vendosin ndonje oresident tjeter qe te dije si te sillet me lojtaret,
      Sepse ndryshe nqs do vazhdoj akoma ky presudent, sezonin tjeter Flamurtari ka per te dale nga kategoria superiore, dhe do lere koqen e namit

  • Te kesh leke e te mos kesh ekip…kjo nuk shkon.Shiko Laci,ka stabilitet me shpenzime jo te medha.Tjeter pune Vllaznia,ajo mbahet per……votime(thone drejtuesit qe kane lene ne vendnumero nivelin e ekipit).Kujtojne se po pate ekipin,ndikon ne zgjedhje.Idiotllek me oke.E megjithate pa asnje te huaj,shpenzohen rreth 700.000 dollare ne sezon.Vlora te vije e te marre lojtar,talentet e reja ne ekipet zinxhir,qe po digjen, se futen me mik akoma ne ekipin e pare.

  • Flamurtar i Vlores e meriton te jete ne eliten e futbollit shqiptar e meriton, per vete faktin, se ka nxjerre futbolliste te shkelqyer.
    Jo vetem stadiumin qe e meriton, por duhet te investoje tek femijet, per te krijuar ekipet zinxhir dhe brenda nhe dhjetvjecari, do te kete mundesi, te kete talente, jo vetem per ekipin, por edhe per merkaton.
    Ka ardhur koha, qe ate qe ndertojme, ta mbarojme deri ne fund dhe jo ti leme investimet, qysh ne kilometrin e pare, ku salehu te shkoje te inaguroje, nje veper qe ska mbaruar.
    Tirana, Shkodra, Vlora, korca, Durrsi e meritojne te kene stadiume te modelit europian.

  • ju lumte……
    diten e inagurimit te thirren,
    ekipi i flamurtarit
    qe beri epoke
    dhe te luajne
    me ish barcelonen
    me ish partizanin e beogradit
    me 30 minuta
    kupa flamurtari

  • Ëndërra eshte e bukur, por mos perfundon “prit gomar te mbije bare”. Kam idene se klubi i futbollit Flamurtari drejtohen nga nje i pa afte,

  • EKIPI i flamurtarit ka nevoje per nje psiolloge qe raha tranjerit per pregatitjen sportive te beje rijimin e nje mentaliteti se futboolli ehte nje loje oletive dhe te gjithe jemi njelloj te domosdoshem dhe bazohe me mardhenije te sinqerta shoqerore (gje qe vlora e ka pesoar me humbjen e shume kampionateve gjate viteve 1980 1990

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *