Media e Kosovës: Nishani vjen në rivarrimin e Boletinit, por vetëm nëse bëhet në Mitrovicë, jo në Vlorë

Bledar Lumani

Dy ditë më parë, presidenti Bujar Nishani tha se nisma për rivarrimin e Isa Boletinit në Vlorë, bëhet për qëllime politike.

Ai ka thumbuar kështu nismën e qeverisë Rama.

Por, presidenti i akuzuar shpesh se vepron bazuar te vendimet që ia dikton Berisha nuk ndalet me provokimet.

Nëse rivarrimi i Isa Boletinit do të bëhet në Boletin të Kosovës, ashtu siç kërkojnë familjarët e tij, Nishani ka premtuar se do të marrë pjesë në ceremoni.

Lajmi bëhet me dije nga gazeta kosovare “Zëri”.

Rama ndërkohë ka premtuar një procesion në mbarë trojet shqiptare të trupit të Boletinit, përpara se të varroset në Vlorë.

Por, nga Kosova ka presion që rivarrimi të bëhet pikërisht në fshatin e lindjes të Isa Boletinit.

Vetëm se, qeveria kosovare iu trembet trazirave, duke qenë se fshati ndodhet në veri të Mitrovicës.

 

Share This Article
2 Comments
  • Vertet e kemi President, por kur ishte student ne Shkollen e Bashkuar “Enver Hoxha” pilaf e fasule ka ngrene qerratai dhe vrap cdo mengjes deri te “Rrapi i Treshit”, tani kerkon te ndaje kombin si” babai i tij”, hiq dore nga keto budallalleqe qe te servir Saliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *