IRONIA / Vizita, Vuçiç do të ruhet edhe… me dron në Tiranë

redaktor

Vizita e kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vuçiç në Tiranë këtë të mërkurë, është një vizitë historike dhe si e tillë do të marrë vëmendjen maksimale, qoftë edhe të sigurisë. Paraditen e sotme policia bëri të ditur planin e masave që do të merren në kuadër të sigurisë së Forumit Ekonomik që mbahet në Tiranë, dhe veçanërisht të vizitës së kryeministrit serb.

Por veç bllokimit të akseve rrugore, Tirana do të monitorohet nga ajri. Dhe si për ironi të fatit, vetë kryeministri serb mund të ketë mbi krye gjithë kohës, si roje nga ajri një dron. Lajmi konfirmohet nga burime për JavaNews.al sipas të cilave dronët do të jenë pjesë e masave të sigurisë për ardhjen e Aleksandër Vuçiç në Tiranë.

Megjithatë nuk dihet ende nëse kjo masë sigurie, nëse do të vërtetohet, do të merret ose jo si “provokacja” nga ana e serbëve.

Pak ditë më parë, nën kujdesin e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, dronët u testuan si një mundësi efikase e monitorimit nga ajri të kryeqytetit për të shtuar sigurinë e qytetarëve. Prania e mundshme e dronit në vizitën e Vuçiç, evokon ngjarjet e trazuara që ndodhën në 14 tetori në stadiumin e Beogradit./JAVA News

Share This Article
2 Comments
  • percjelleni tere kohen me drone dhe harten e shqiperis etnike.kjo do ishte provokaciaq e radhes,une po te isha ai qe ngrit dronin do ja beja,mosi refte ika.ajjaajajaj

  • Ju lutemi shum vetem dron jo,,,, e Dini shume mir qe dronet serbi i ka inat,, e keni prish takimin pa filluar akoma,,, vetem dron jo,,,,hahaha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *