Partia Demokratike i kujtoi të martën premtimin e radhës kandidatit Erion Veliaj, i cili, sipas saj, përsëri është një fotokopje e një premtimi-mashtrim: do të krijohen inkubatorë të biznesit rinor që u mundësojnë të rinjve sipërmarrës hapësira për zyra me lehtësira administrative.
“Ku janë sot këta inkubatorë? Ku janë sot hapësirat e përbashkëta të punës për të rinjtë shqiptarë? Ku është suksesi i ministrisë, e cila kishte plot 40% të buxhetit të shtetit shqiptar? Sot qytetarët shqiptarë janë të lodhur nga premtim-mashtrimet, nga një politikë e vjetër, e cila realisht është thjesht për të bërë zhurmë. Sot, të rinjtë largohen nga Shqipëria, sot të rinjtë janë të papunë dhe kërkojnë angazhime konkrete, serioze dhe të qeta në zhvillimin ekonomik të vendit”, deklaroi koordinatori i PD-së, Akil Kraja.

cilet sipermarres atyre qe u mbylli biznes atyre do ju jepte ambjente falas, apo atyre qe po ua mbylle bizneset si rasti i vores. pabesia e tyre ndaj popullit eshte e madhe, cmimi i energjise po varferon xhepat tane cdo dite. familjet e varfera te cilat jane me shumice ne shqiperi per fat te keq e kane kaluar dimrin poshte jarganit. ska me populli lek se ua mori ky me taksat e renda dhe cmimet ne stratosfere. 21 qershori do jete verdikti i popullit.
mashtrime e zymbyllit jo vetem qe jane te pa fundme si 100 vitrinat, por jane kthyer ne premtime mashtrime qesharake, tashme as vet ai nuk po i beson mashtrimeve te vet, ka filuar te vjedhi platformen e Dr.kosoves.