Forcat ajrore të disa vendeve nordike dhe NATO-ja filluan dje në veri të Suedisë manovra ushtarake, duke imituar një operacion paqeruajtës të OKB-së, në një kohë që tensionet po rriten me Rusinë në këtë rajon, theksoi ushtria suedeze.
Këto manovra ushtarake, që përfshijnë 115 avionë dhe 3.600 trupa nga 9 vende, do të zhvillohen nën mbështetjen e bashkëpunimit ushtarak nordik me pjesëmarrjen e Suedisë dhe Finlandës, vende neutrale, si dhe Norvegjisë, që bën pjesë në NATO.
Mjete dhe ushtarë nga 5 vende anëtare të NATO-s, si SHBA-të, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Holanda dhe Zvicra, janë gjithashtu të pranishme. Ata përdorin bazat në veri të Suedisë, Norvegjisë dhe Finlandës.
“Këto manovra parashikojnë të stërvisin Forcat Ajrore të Suedisë dhe Evropës për sfidat dhe misionet e ardhshme”, deklaroi kolonel Carl-Johan Edstroem i Forcave Ajrore të Suedisë, në një komunikatë të publikuar për fillimin e këtyre manovrave të quajtura “Arctic Challenge Exercise”

Jan nato dhe russia e jo ashtu si i interpretoni ju?
ZOTI NA RUAJTE NGA SAHATI I LIK! Amen!
BENI GATI VENDSTREHIMET.