Vizita e kryeministrit Serb Aleksandër Vuçiç në Shqipëri ka ngjallur interes në Serbi. Për ta mbuluar këtë vizitë kanë mbërritur në Tiranë rreth 30 gazetarë serb.
Njëri prej tyre është Nikola Radishic i televizionit N1 në Beograd, cili në një intervistë për Top-Channel fillimisht i përgjigjet pyetjes se cilat janë pritshmëritë në Beograd për këtë vizitë.
Pritshmëritë janë të mëdha pasi më në fund ka ardhur momenti të flasim me njëri tjetrin dhe të ndërtojmë ura mes nesh pasi siç e dimë nuk ka lidhje të forta mes Shqipërisë dhe Serbisë. Gjërat që fliten mes nesh janë deri diku negative siç është Kosova për të cilën janë politikanët ata të cilët duhet ti lënë mënjanë zënkat dhe duhet të tentojnë krijimin e një situatë të re. Nuk jam i sigurtë nëse politikanët janë të sinqertë në atë që po bëjnë pasi gjërat zakonisht janë të diktuara nga Brukseli .Bisedimeve të ndërsjellta duhet të ndodhin, ne duhet të jemi bashkë e të flasim . Nëse ne nuk e bëjmë këtë dikush tjetër duhet ta nxisë. Pritshmëritë e kësaj vizite janë të mëdha edhe në fushën e projekteve ekonomike që janë në tavolinë për tu biseduar . Serbia sikurse Shqipëria ka probleme të mëdha me infrastrukturën. E vetmja mënyrë në përfitimin e fondeve nga Brukseli është paraqitja e projekteve të mëdha të përbashkëta mes vendeve të rajonit. Në këtë këndvështrim njerëzit dhe politikanët kanë pritshmëri në atë takim që do të zhvillohet nesër.
Si është pritur në Serbi kjo vizitë?
Nëse do të shohim raportimet e medias nuk marrim një panoramë të qartë pasi media është ose e kontrolluar apo e shumë vetëcensuruar. Njerëzit e thjesht nuk jam i sigurtë nëse e kuptojnë rëndësinë që ka kjo vizitë. Ata nuk kanë shumë interes tek Shqipëria pasi për ta duket një vend i çuditshëm , i panjohur me plot paragjykime . Ne gazetarët dhe politikanët që kemi më shumë informacione e shohim vizitën si pozitive pasi me patjetër duhet të kemi lidhje me njëri tjetrin dhe bashkëpunim. Kjo është rruga e duhur pas incidentit në Beograd me dronin apo atë në konferencën e shtypit të cilave media u kushtoi shumë vëmendje. Apo pas deklaratave të Edi Ramës të cilat u kuptuan dhe komentuan si me backgraund të bashkimit të Shqipërisë me Kosovën. Këto kanë shkaktuar përshtjellime në Serbi . Por mendoj se lajmi që Vuçiç do të vijë në Tiranë është pritur pozitivisht.
Nikola Radishic jep këtë mendim se çfarë Vuçiç do të tentojë të arrijë gjatë qëndrimit në Tiranë.
Ajo që nisi në Berlin për projektet e infrastrukturës besoj se do të vijojnë. Ministria e infrastrukturës së Serbisë është pjesë e delegacionit dhe ajo të jetë një prej figurave qendrore të bisedimeve . Një tjetër aspekt është identifikimi i rrugëve të reja të komunikimit në gjetjen e një gjuhe të përbashkët .Kjo është e paevitueshme për të gjithë ne, në rrugën europiane pasi bashkëpunimi rajonal është me shumë rëndësi. Objektivi kryesor është nisja e të besuarit tek njëri tjetri. Nuk jam i sigurtë nëse do t’ia arrijnë.
Gjatë një interviste për AFP kryeministri Rama deklaroi se ai është i bindur se Shqipëria dhe Serbia, shqiptarët dhe serbët mund të bëjnë sëbashku për Ballkanin atë që Franca dhe Gjermania bënë për Eurupën pas luftës së dytë botërore. A mendoni se kjo mund të arrihet?
Unë mendoj që është e mundur. Vetëm nëse të dy palët janë qartësisht të zgjuar atëherë mund të arrihet. Të dyja palët duhet ta ç’tensionojnë situatën duke ndaluar së foluri për Shqipërinë e Madhe apo Serbinë e Madhe. Duhet ti japin fund ndezjes së zjarrit të nacionalizmit paçka se për politikanët mund të përkthehet si suport nga njerëzit. Por nëse flasim për terma afat gjatë atherë ajo që përfitohet është në favor të të gjithëve ne.
